Radio-Jug

19/05/2022

Zbardhet lista e plotë me 10 emrat e kandidatëve për President që po propozojnë deputetët e PD.

Grupi parlamentar demokrat po diskuton sot për herë të parë për emrat e kandidatëve për President që do t’i shkojnë maxhorancës për votim në Parlament.
Sipas informacioneve tonaraportohet se një numër i madh kandidatësh janë propozuar nga deputetët demokratë në mbledhjen ku marrin pjesë 26 prej tyre dhe Komisioni i Rithemelimit e ka bojkotuar.
Kandidatët:
1.Leonard Demi
2.Arben Çejku
3.Dritan Demiraju
4.Dashamir Shehi
4.Jorida Tabaku
6.Rexhep Uka
7.Halim Kosova
8.Leka Zogu
9.Visar Zhiti
10.Lajla Pernaska

https://youtu.be/7_3bLC9GTJ8
28/04/2017

https://youtu.be/7_3bLC9GTJ8

Kristo Thano - Because you're mine (Official Lyrics Video) Lyrics: Kristo Thano Music/Arrangement: Sokol Koçi Video by: Blogmedia Network Sol Records 2017 Fa...

http://youtu.be/CdseHNvGJyg
15/09/2016

http://youtu.be/CdseHNvGJyg

Best Friend is the First single of the debut album "Love Game" of female Dutch singer ELKE. The music video is shot in beautiful Malta. ELKE's sound can be d...

15/03/2015

Përfundon marrëveshja Rama-Meta, LSI merr 15 bashki. Ja emrat e qyteteve ku do bëhen propozime
E dielë, 15 March 2015 12:58 Published in Slide Lajm kryesor Read 1870 times
Përfundon marrëveshja Rama-Meta, LSI merr 15 bashki. Ja emrat e qyteteve ku do bëhen propozime
15 bashki do t’i lihen Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e ardhshme vendore. Berati, Lezha, Gjirokastra, Kukësi, Pogradeci, Kuçova, Skrapari, Vora, Delvinë, Kolonjë, Bulqizë, Cërrik, Mallakastër, Përrenjas, Selenicë.

Ndërkohë kandidatët do të jenë të përbashkët. Dy partitë do të kenë të drejtën e vetos, ndërkohë që dy liderat kanë rënë dakord që në këshillat bashkiakë do të ketë 50 përqind femra dhe 50 përqind meshkuj.

“Ishte një takim për të finalizuar fazën e parë të procesit, që e kemi nisur prej disa javësh ku kemi konkluduar në parim që në zgjedhjet e 21 qershorit ne do të paraqitemi me kandidatë të përbashkët. Nuk do të bëjmë një ndarje mekanike të njësive vendore po do të ecim me formulë të re ku çdonjëra nga partitë do të ketë të drejtën e propozimit për kandidatë dhe njëkohësisht edhe të drejtën e votës për të dhënë konsensus për kandidatët e propozuar nga partia tjetër. Sot kemi dakortëzuar këtë ndarje të përgjegjësisë, dhe pastaj do të vazhdojmë me shosh*tjen e kandidaturave, përmes procesit të konsultimeve për t’i paraqitur partisë tjetër dhe për të marrë prej saj konsensus. Dua të informoj që kemi përcaktuar praktikisht të presim propozimet si PS nga LSI për bashkitë Berati, Lezha, Gjirokastra, Kukësi, Pogradeci, Kuçova, Skrapari, Vora, Bulqizë, Cërrik, Mallakastër, Përrenjas, Selenicë.

Për këto bashki, LSI ka përgjergjësinë të propozojë emrat në PS, dhe anasjelltas PS, pasi të marrë këto kandidatura, të përgatisim të gjitha propozimet në tryezën e përbashkët. Pasi pavarësisht koalicionit, ky është një koalicion që ngrihet mbi një bosht strategjik PS- LSI” tha Edi Rama.

Ilir Meta i cili u shfaq i kënaqur nga tryeza deklaroi se ndarja gjinore merr një vlerë të veçantë.

“Dua të shpreh bashkëpunimin konstruktiv deri tani dhe më konstruktiv deri në 21 qershor. Shqetësimi ynë i përbashkët është që kjo reformë madhodhe historike administrative gjatë kësaj periudhe të kurorëzohet me sukses përmes zgjedhjeve të administratorëve më të mirë dhe të shquar të cilët do të kenë mundësi të drejtojnë këto njësi të reja.

Përzgjedhja e kandidatëve më të mirë, jo vetëm me konsensus mes nesh, por edhe me komunitetet që do të drejtohen prej tyre. Eshtë një reformë historike që vetëm përmes zgjedhjes dhe zgjidhjes së kryetarëve të aftë do të jetë e mundur që të japë impakt për përmirësim shërbim për qytetarët.

Kandidatët janë të përbashkët, do të zgjidhen me konsensus dhe natyrisht që çdo forcë politike do të shfrtytëzojë për të sjellë emra përfaqëses. Do të jemi të vëmendshëm për raportin e përfaqësimit gjinor dhe në këtë drejtim për të sjellë sa më shumë gra dhe vajza për t’i përzgjedhur sa më shumë kandidate dhe në këshillat e ardhshme bashkiake. Ato kanë peshë reale.

Edi Rama dhe Ilir Meta thanë se deri në fund të marsit do të jenë gati emrat e kandidatëve që do të garojnë nga kjo forcë politike në të gjithë vendin.

Ata dakortësuan që do të kenë negociata edhe me partitë e tjera, përveç PD, dhe satelitëve siç tha Rama ballisto-republikanë. Ndërkohë që Rama është mandatuar për të pasur të gjitha këto negociata.

Edi Rama hyri në selinë rozë rreth orës 11.00 të paradites së sotme, ndërkohë që Ilir Meta vizitoi selinë e PS vetëm pak minuta më vonë. Takimi që pritej te ishte me i gjatë, perfundoi në oren 12.15 minuta, pas rreth gati një ore.

Dy delegacionet e PS dhe LSI janë në këto momente në selinë e PS për të diskutuar mbi bashkëpunimin në zgjedhjet vendore dhe ndarjen e bashkive për kandidatët.

Ajo që bëhet e qartë është se çdo kandidat do të ketë mbështetjen e të dy partive, ndërkohë që pak a shumë, një ndarje paraprake është përfolur. Ilir Meta shoqërohet në këtë takim nga Petrit Vasili, ndërkohë që Edi Rama shoqërohet nga Gramoz Ruçi.

Dy qytetet që kanë më shumë debat mes socialistëve dhe lëvizjes socialiste për integrim, janë Vlora dhe Fieri. Ka pasur një kërkesë për Fierin nga ana e LSI, por mësohet se PS nuk do ta lëshojë qytetin që e konsideron “kryeqytetin e votës socialiste”. LSI ofron deputetin Robert Bitri si kandidaturë, por socialistët kanë një tjetër emër surprizë, që mund të jetë edhe drejtori i shëndetit publik, Ternova. Madje Ruçi mësohet t’u ketë thënë zyrtarëve të PS në atë qytet, por edhe kolegëve deputetë, se ai ikën nga Partia nëse vendoset që LSI të marrë Fierin.

Sa për Vlorën, LSI ka një kandidaturë, edhe të vetëofruar, dhe ky është Shkëlqim Selami, deputeti i LSI në këtë qytet. Por Edi Rama, si deputet i parë i qarkut të Vlorës, ka vendosur që Vlora ti mbetet socialistëve, aq më tepër pas rrëmujës së muajve të fillim vitit me çështjen Shpëtim Gjika. Mendohet se mjeku Dritan Leli është një ndër emrat surprizë mes kandidatëve në Vlorë.

30/01/2015

Radio Jug- Stacioni me muziken me te re, Nje nga radiot me te reja edhe me te degjuara online miresevini te Jug Radio.

Address

Rruga Sheshi Fitorja
Fieri

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Radio-Jug posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Radio-Jug:

Share