MAA - Muzeu Arkeologjik Apoloni

MAA - Muzeu Arkeologjik Apoloni Open monday-sunday 9.00-19.00 in season time/9.00-16.00 out of season and monday off. within which there romanik influenced style of southern Italy

Archaeological Museum of Apollonia, is a site museum(Archaeological Park of Apollonia)and also it have a richfull collection from 12 century BC till 4 century AD. 1- Perdorimi i ambjenteve te kompleksit monastik bizantin, si muze arkeologjik i sitit te Apolonise. Gjejme te nderthurura arkitekturen antike te integruar ne ate bizantine, brenda se ciles ekziston influenca e stilit romanik nga Italia

e jugut. Use of the premises of the Byzantine monastic complex as archaeological museum site of Apolonia. Intertwined find antique architecture integrated into Byzantine architecture.

Koka e Augustit ?Materiali MermerVendgjetja Apoloni.Përmasat: lartësia 26 cm, gjerësia 21 cm, thellësia 15 cm.Si sot, në...
19/08/2025

Koka e Augustit ?
Materiali Mermer
Vendgjetja Apoloni.
Përmasat: lartësia 26 cm,
gjerësia 21 cm, thellësia 15 cm.
Si sot, në 19 gusht të vitit 14 m. Kr
përkujtohet dita e vdekjes së perandorit të parë të perandorisë romake,
Oktavian Augusti.

Apolonia ka patur një lidhje të veçantë me këtë personalitet, pasi ai studioi në të mes viteve 45-44 p. Kr, së bashku me mikun e tij Marcus Agripa.
Nga koka e statujës është gjetur vetëm pjesa e përparme, është e dëmtuar te Hunda , e cila nuk ruhet plotësisht, ndoshta gjatë rrëzimit të statujës ose nga ndonjë dëmtim i qëllimshëm në antikitet.
Dëmtime ka edhe në buzën e sipërme, faqen e majtë, si dhe vetulla e majtë. Koka është e sheshtë në anën e prapme, ndoshta ka qenë e montuar në ndonjë statujë të gatshme, pasi është i njohur fakti që në antikitet trupi i statujave prodhohej në një pjesë të mirë të rasteve veçmas dhe koka bëhej më vonë me mermer më të cilësor.
Shumë arkeologë mendojnë se kemi të bëjmë me fytyrën e Oktavian Augustit, pasi kemi një ngjashmëri të dukshme me paraqitjen e tij, me shumë koka statujash në muze të ndryshëm të europës.
Daton në gjysmën e parë të Shek. I m. Kr.
Ekspozuar në MAA.

13/08/2025
13/08/2025
Gaius Iulius CaesarI njohur në shqip si Jul Cezari ( ose Jul Qesari). I lindur më 12 korrik 100 p.Kr. në Romë dhe vdiq m...
12/07/2025

Gaius Iulius Caesar
I njohur në shqip si Jul Cezari ( ose Jul Qesari). I lindur më 12 korrik 100 p.Kr. në Romë dhe vdiq me 15 mars te 44 p. Kr.) Ishte ushtarak dhe burre shteti i Republikës romake, u vra nga kundërshtarët e tij në politikë në sallën e Senatit, në Idet e Marsit.
Ai ka shkruajtur librin “Mbi luftën Civile” , ku përshkruan dhe pjesë të Ilirisë.
Mes tyre ai përmend edhe qytete si Apolonia, Durrësi, Bylisi ( Bulis). Emra Lumenjsh si: Aoos( Vjosa), Apsus(Semani), Genus (Shkumbin). Emra fisesh etj.
Gjatë luftës civile romake, niset në 4 janar të vitit 48 p. Kr nga Brindisi me 7 legjione ( rreth 40 mijë trupa), dhe zbarkon në Paleste ( Palasë), ngjit Akrokeraunet ( qafën e Llogarasë) zbret , dhe merr Orikumin në 6 janar të 48 p . Kr.
Në 7 janar të 48 p. Kr , merr pa rezistencë qytetin e Apolonisë, e cila do të transformohet në një bazë të sigurtë për të. Kjo do të ishte edhe fatsjellëse për qytetin e diellit.

Address

Fier
9301

Opening Hours

Tuesday 09:00 - 16:00
Wednesday 09:00 - 16:00
Thursday 09:00 - 16:00
Friday 09:00 - 16:00
Saturday 09:00 - 16:00
Sunday 09:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when MAA - Muzeu Arkeologjik Apoloni posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to MAA - Muzeu Arkeologjik Apoloni:

Share