11/08/2026
🎉 Je gati për aventurën e verës në Fier?
🧭✨ FIERI QUEST – TREASURE HUNT 2026 po vjen për të sjellë një ditë plot sfida, mister, argëtim dhe zbulime!
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, Qendra Epoka e Re, në bashkëpunim me Bashkinë Fier, fton të rinjtë të bëhen pjesë e një eksperience unike për të eksploruar qytetin, traditat, kulturën dhe trashëgiminë e Fierit. 🌍🏛️
👥 Kush mund të marrë pjesë?
Të rinj 15–22 vjeç, të rinj të ardhur nga emigrimi për pushime, si edhe të huaj që ndodhen aktualisht në Fier dhe duan të njohin më shumë qytetin.
📍 Vendtakimi: Galeria e Arteve, Parku i Qytetit
📅 Data: 12 Gusht 2026
🕙 Ora: 10:00
Çfarë ju pret?
✅ Ndarje në grupe
✅ Sfida në qytet
✅ Njohje me historinë, kulturën dhe traditën e Fierit
✅ Punë në ekip
✅ Event përmbyllës me DJ dhe shpalljen e grupeve fituese 🏆🎶
🔥 Nëse do aventurë, energji të mirë, shoqëri të reja dhe një mënyrë ndryshe për të zbuluar Fierin, ky event është për ty!
📲 Regjistrohu këtu:
https://forms.gle/QvmHfdWGoSydbjmy9