Shpirt ne udhetim - Poezi

Shpirt ne udhetim - Poezi Poezi të autorit Astrit Lulaj, shkëputur nga librat e tij: "Rrugëtimi i shpirtit", "Mungon një", si dhe poezi të reja.

30/04/2026

MARSHI I TË MARRËVE

Në qerthullin që hapet e s'mbyllet,
vështirë se prej tij mund të dalësh.
Është rrethi i të marrëve.
Me hap të rëndë, nën një ritëm,
rreshtuar njësoj si ushtarët,
valvisin flamuj fitimtarësh.

Përpara, pa u ndalur, në marsh,
pa e kthyer kurrë kokën pas,
vërtiten, vërtiten përqark.
Mëshojnë sa munden në hap,
thellojnë një kob e një varr,
të ditur e trutharë bashkë.

Mbi ta qëndrojnë sundimtarët,
me qeshje, kostum atdhetarësh
që ulërijnë: përpara, përpara!
Një turmë e verbër manarësh,
s'arrijnë dot të dallojnë tiranët,
as sa e madhe është plaga.

Mjafton që të parin ta kenë
në fron, në krye përjetë
dhe ndihen të lumtur.
Pa punë, pa bukë e pa miell,
pa shtëpi e pa dije të jenë,
gëzojnë: "Oh, sa bukur!"

Më dhemb ky vend i të parëve,
ta shoh të lënduar prej tyre,
të shqyer e zhvatur pa fre.
Errësirë shikoj për të ardhmen;
ç'trashëgim u lëmë fëmijëve?!
Një vend anemik dhe skelet...

Dhe ndihem pak keq për të marrët,
jo për barbarë-sundimtarët
që sot marshojnë krenarë.
S'do të jenë të përjetshëm firanët,
do të vijë një ditë, nga ky marsh,
për ta do të hapet një varr...

A.L - Durrës@26

PRANVERË PA DALLËNDYSHENjë lule përroitë mëson mos ta prekësh bukurinëkur ajo është e brishtë.E pashë dhe unë një të til...
18/04/2026

PRANVERË PA DALLËNDYSHE

Një lule përroi
të mëson mos ta prekësh bukurinë
kur ajo është e brishtë.
E pashë dhe unë një të tillë
dhe prita të rritej.

Ajo shpejt u rrit,
ndoshta më shpejt seç duhej,
dhe një ditë u bë mimozë
mori ngjyrë dhe dritë
dhe hodhi shtatin e saj.
Më pas, degët plot lule lëshoi
mbi rrugë,
mbi çdo kalimtarë
që duart drejt saj i zgjatë
me lakmi...

Nuk e dinte
se një dorë e rastësishme në rrugë,
është dorë që s'di të mbajë,
di vetëm të këputë.

Dhe u zhvesh
nga lulet dhe gjethet,
si rrallëherë,
papushim, pamëshirë.
Dhe ishte pranverë...

Mundimshëm,
degët e zhveshura mblodhi
ashtu si një zog
mbledh flatrat në të ftohtë.
U tkurr, u tkurr
gjer në dhè,
e pastaj, u lëshua lart
me hov e vrull,
hapi flatrat
drejt hapësirave të zbrazëta,
u bë pikë, kaloi mbi re
e më s'u duk
në qiellin e pafund.
U bë dallëndyshë
që ndryshe nga të tjerë,
mërgon në pranverë.

Një lule të mëson;
çdo pritje ka kohën e vetë.
Mbase, unë prita shumë.
Ndoshta, ajo u rrit shpejt.

Dhe një dallëndyshe;
jo gjithmonë lajmëron pranverë.

Që atëherë,
si në një rit të përpiktë në kohë
pranvera vjen përsëri,
për çdo vit.
Veç, pa një lule përroi
pa një mimozë që çel
pa një dallëndyshë...

Vetëm uji,
vazhdon të rrjedhë ende, atje,
në përroin nën rrugë
dhe nën një qiell të zbrazët mungese.

A.L Durrës@2026

PO BIE KY SHI... Kur ti je largdhe bie shi nëpër qytet,duket sikur është shiu që na ndan.Ndaj më vjen të qaj,të fshihem,...
11/04/2026

PO BIE KY SHI...

Kur ti je larg
dhe bie shi nëpër qytet,
duket sikur është shiu që na ndan.
Ndaj më vjen të qaj,
të fshihem, të strukem nën një strehë
ku askush s’më sheh.

Mungesa jote bëhet kujtesë.

Kur të kam pranë
e në qytet, ndërkohë, bie shi,
shiun e harroj se pranë të kam.
Është e kot që ky shi,
t'arrijë të na ndajë ne të dy.

E jetoj praninë.

Por, është dhe një kohë
kur ka kaluar ca kohë e nuk të shoh,
duket sikur jemi harruar të dy,
siç më ke harruar, të kam harruar unë ty.
Dhe vetëm një çast mjafton
edhe larg po të jesh,
nis e bie një shi që na bashkon
që as më pyet,
si kujtim vjen,
si harrim shkon.

Në çast ky shi bëhet kujtesë
e asaj që zemra do
dhe e mban të fshehtë.

Tani, pikërisht tani,
po bie ky shi...

A.L - Durrës@26

Në Ditën Botërore të PoezisëE PARA ISHTE FJALA E para ishte fjala dhe jo më kot,t’i jepej kuptim gjësë që syri sheh,një ...
21/03/2026

Në Ditën Botërore të Poezisë

E PARA ISHTE FJALA

E para ishte fjala dhe jo më kot,
t’i jepej kuptim gjësë që syri sheh,
një ndjenje që zemra s’e thotë
apo një mendimi që njeriu fsheh.

Si vesë mbi barin e gjelbër, mëngjeseve,
fjala i veshi gjërat butësisht me dritë,
u dha ngjyrë dhe heshtjeve memece
dhe mallit i dha zë që të fliste një ditë.

Mblodhi brenda vetes kujtimin e largët,
dritën që lind e perëndon ngadalë,
hapat që në mjegull treten të zbrazët
dhe ndjenjat morën peshë në fjalë.

Më pas, Saffo i qëndisi të gjitha në një,
i ruajti në kornizë të fotografisë së kohës,
dridhjet e tingujve me fjalë u bënë këngë,
si film para syve kurdoherë t'i shohësh.

Kishte lindur poezia nga fjala më e bukur,
për brengat, mallin, kujtimin dhe dashurinë,
tani fjala ngjyros dhe çastin më të lumtur,
e para ishte fjala… për t'u bërë poezi...

A.L@Durrës
21.03.2026

MUZGU Është muzg...Ende pa u larguar përfundimisht dita,ende s'ka rënë plotësisht nata.Tej, në përrua, një kallamishte u...
14/03/2026

MUZGU

Është muzg...
Ende pa u larguar përfundimisht dita,
ende s'ka rënë plotësisht nata.
Tej, në përrua, një kallamishte u dridhka,
përshëndet nositi, në çast i rreh flatrat.

Përroi pëshpërit nën dritë kujtimi
dhe në zemër zgjon rrëketë e fjetura.
Një erë e ngrohtë jugu i shkund qerpikët,
fëshfërijnë gjethet e përkëdhelura.

Në pritje, natyra mban frymën dhe hesht
e muzgu rrëshqet, ngadalë i hedh hapat.
Mes tingujsh ti vjen e hyn në të fshehtë,
dhe gjithë ky peisazh pushtohet nga nata.

I jep fund ti pritjes, ndez zjarr me një puthje,
i ngazëllyer nositi ngrihet mbi flatra.
Përroi buçet, kallamishtja nën fllad lëkundet,
e dashur, duhej të vije ti që të vinte nata...

A.L - Durrës@'26

S'KA TË DASHUR HËNA U ngrit lart pluhuri i ditës,qiellin e ngarkoi me re të rënda.Si e dashuruara përtej perdes,në këtë ...
02/03/2026

S'KA TË DASHUR HËNA

U ngrit lart pluhuri i ditës,
qiellin e ngarkoi me re të rënda.
Si e dashuruara përtej perdes,
në këtë natë si hije duket Hëna.

E vështroj, ashtu, i befasuar,
pa ditur ç'të mendoj më parë.
A mos vallë është e dashuruar
dhe i dashuri i saj ka shkuar larg?!

E ç’them kështu, unë, i marri?
Hëna s'mund të ketë të dashur.
M'u kujtove ti, e ndoshta prej mallit,
për ty dyshoi shpirti im i plasur.

Një çast, lart në qiell, hapen retë
prej një drite që shkëlqen nga brenda.
Prej dyshimit ndihem rob i mjerë,
s’ka të dashur Hëna...

A.L@Durrës
02.03.2026

NDOSHTA…"SOS" Sytë e saj…dy dritare të fikura në trup të gjallë.Një drithërimë nën qerpikë,dhe unë që përpiqem ta deshif...
12/02/2026

NDOSHTA…"SOS"

Sytë e saj…
dy dritare të fikura në trup të gjallë.
Një drithërimë nën qerpikë,
dhe unë që përpiqem ta deshifroj.

Një dritë e vakët pulson,
alfabet i panjohur,
ndoshta…"SOS".
Unë nuk e njoh alfabetin Mors,
më kalon pa kuptuar çdo shkronjë.

Pa duar, pa fjalë, rri i ngrirë,
gjithçka ekziston,
por atje, unë nuk mundem të hyj.
Heshtja ime ngreh një mur,
heshtja e saj më mbyt.

Asnjë port, asnjë shpëtim,
i padukshëm, por ndihet një rregëtim
që dridhet në bebëzat e saj.
Ndërsa tek unë,
përplaset si stuhi
dhe nuk mbërrin kurrë një telegram.

A.L@'26

KOHË MË FALSi ikën kështu këto krishtlindjedhe koha fluturoi për ne?!Ti, ende pa ardhur mirë, ike,dhuratat nën pemë m'i ...
26/12/2025

KOHË MË FAL

Si ikën kështu këto krishtlindje
dhe koha fluturoi për ne?!
Ti, ende pa ardhur mirë, ike,
dhuratat nën pemë m'i le.

I hapa pa ndonjë ndjesi surprize,
jo se nuk më pëlqejnë dhuratat,
pa atë ndjenjë, kureshtje fëmije,
i hapa me duart e ngathëta.

I përhumbur, mes tyre të shihja,
pse koha nuk mjaftoi për ne,
aty, pashë qeshjen e dlirë si drita,
pashë sytë e tua, diku thellë...

Pashë gjithçka tënden të gjallë,
të veshur plotë finesë narciste,
arriti ta mbajë larg këtë mall
që digjej tek unë, ndërsa priste...

Më thuaj kur të vish herën tjetër,
më fal dhe pak kohë më shumë,
ta zbulosh pak mallin e vjetër
që koha, për ty, fsheh tek unë...

A.L - Durrës

Mirënjohje e veçantë për revistën Echo of Culture/Sada Al-Thakafa (Irak), për redaktorin Hamed Abdul-Dhabiani, si edhe p...
17/12/2025

Mirënjohje e veçantë për revistën Echo of Culture/Sada Al-Thakafa (Irak), për redaktorin Hamed Abdul-Dhabiani, si edhe për poeten siriane Reema Hamza, e cila me ndjeshmëri dhe përkushtim solli poezinë time në gjuhën arabe. Faleminderit për hapësirën dhe besimin.
🥰❤️🤗

My sincere gratitude to Echo of Culture/Sada Al-Thakafa magazine (Iraq), to editor Hamed Abdul-Dhabiani, and to Syrian poet Reema Hamza, who thoughtfully and devotedly brought my poem into Arabic. Thank you for the space and the trust.🥰❤️🤗

LULE MIRËSIE Një lule të bukur pashë mbi gardhe,një fqinja ime e kishte mbjellë,në dritë të agimit i shtrin petalete në ...
07/12/2025

LULE MIRËSIE

Një lule të bukur pashë mbi gardhe,
një fqinja ime e kishte mbjellë,
në dritë të agimit i shtrin petalet
e në errësirë, shpejt i mbledh.

Në çast më tundoi fort dëshira,
ta kisha dhe unë këtë lule,
pa pyetur ç'do të më thoshte fqinja,
si një hajdut mbi të vërsulem.

Dhe shkula disa rrënjë prej saj,
ende pa rënë mirë nata,
në dhe, me pleh dhe ujë, pastaj,
një vend në kopsht i hapa...

Ajo u rrit dhe lulëzoi shpejt,
në dritë të ditës i hap petalet,
sa bie muzgu në çast i mbledh
dhe s'ka ndërmend të thahet.

Çdo ditë kaloj nga gardhi fqinj
me frikë, atje ç'po ndodh.
Mos, vallë, e thava lulen e mirë
pse desha ta kem në kopsht...

Në një nga herët kalova prore,
ma kuptoi frikën fqinja ime.
"Rri pa merak, - tha, pa frikë e droje,
s'e thanë ndarja një lule mirësie.

Sepse, kjo lule, si mirësia është
që po ta ndashë me të tjerë,
më shumë shtohet, pushton çdo vend
dhe shpirti qetësi gjen...

(Lulja "Oxalis triangularis", është një lule e veçantë
që i hap petalet në dritë dhe i mbyll sa bie muzgu)

Astrit Lulaj - 07.12.2025

VEND I BRAKTISUR Është një rrugë që gjarpëron përgjatë një lugine,është një lum që shkumëzon në gaz dhe në dert,jam dhe ...
06/12/2025

VEND I BRAKTISUR

Është një rrugë që gjarpëron përgjatë një lugine,
është një lum që shkumëzon në gaz dhe në dert,
jam dhe unë që asaj ane shkoj për në vendlindje,
përulësisht, në gjunjë t'i ulem një mali të shenjtë.

Ja, ku shfaqet pas një kthese qyteti, më në fund,
si fëmijë kureshtar shoh ç'ka ndryshuar këtë herë;
Po ato rrugë, po ai shesh, por të zbrazët e të zymtë,
sytë e mallit më përloten dhe diçka më therr...

Një i moshuar i vetmuar po çapitet në rrugicë,
pak më tej, sytë e një maceje shndritin nëpër terr.
Ç'është ky dimër që të ka pllakosur vendi im?
Eh, as mali s'përgjigjet kur sytë drejt tij i ngreh.

Me mjegullnajë mbulon kodrinat që mos ta shoh,
prej reve lëshon shiun e imët, të ftohtë si llohë,
unë e di, kjo është shenjë e tij sa herë na gjykon,
i zemëruar për braktisjen pse vendit s'i dolëm zot.

Marrë rrugicën që më çon drejt shtëpisë së vjetër,
çatia duhet ndërruar, tavani pikon diku në qoshe,
çdo pikë e rënë prej tij, më pikon drejt e në zemër.
E ç'janë: vendlindja, qyteti, atdheu? Veç...shtëpia jote!

Astrit Lulaj - Dhjetor '25

Address

Durrsi

Telephone

+355683217832

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shpirt ne udhetim - Poezi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Shpirt ne udhetim - Poezi:

Share

Category