27/07/2026
🎨 Galeria e QKF Durrës u mbush sot me art, ngjyra dhe buzëqeshje! ❤️
Në kuadër të aktivitetit “Trashëgimia Jonë në Art”, galeria e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Durrës mirëpriti dhjetëra fëmijë, prindër, mësues dhe dashamirës të artit, të cilët vizituan ekspozitën me punimet e nxënësve të talentuar.
Çdo pikturë ishte një rrëfim i bukur për kulturën, traditën dhe identitetin tonë, i sjellë me talent, përkushtim dhe kreativitet nga fëmijët.
Faleminderit të gjithëve që u bëtë pjesë e kësaj dite të veçantë dhe mbështetët artin dhe trashëgiminë tonë kulturore. Së bashku, vazhdojmë ta ruajmë dhe ta përcjellim me krenari te brezat e rinj. 🇦🇱🎨