Galeria e Artit Pamor "Nikolet Vasia"

Galeria e Artit Pamor "Nikolet Vasia" Galeria e Durrësit ka marrë emrin e piktorit të njohur durrsak Nikolet Vasia në maj të vitit 2011 Entry to the Gallery is free.

Një ekspozitë shumë e mirë e piktorit të talentuar Edmond Hysi në Galerinë e Arteve Pamore Galeria e Arteve Pamore "Niko...
22/06/2026

Një ekspozitë shumë e mirë e piktorit të talentuar Edmond Hysi në Galerinë e Arteve Pamore Galeria e Arteve Pamore "Nikolet Vasia".

Me rreth 60 vepra në grafikë, mix media dhe akrilik, ekspozita sjell para publikut një përmbledhje të pasur të krijimtarisë së artistit ndër vite, duke reflektuar një rrugëtim të gjatë dhe të suksesshëm krijues prej tre dekadash. Kompozimet abstrakte, monotipet, kolazhet dhe impresionet artistike dëshmojnë për individualitetin dhe kërkimin e vazhdueshëm estetik që karakterizon veprën e tij.

Është një ekspozitë, e cila pasuron jetën kulturore të qytetit të Durrësit dhe promovon vlerat më të mira të artit bashkëkohor shqiptar.

Urime Edmond Hysi për këtë ekspozitë mbresëlënëse dhe suksese të mëtejshme në krijimtarinë e tij artistike! 🎨🖼️👏✨

Bashkia Durrës
Emiriana Sako
ALKETA TRAGAJ.MYSHKETA.
𝗘𝗗𝗠𝗢𝗡𝗗 𝗛𝗬𝗦𝗜

Faleminderit Klodiana Spahiu Emiriana Sako Bashkia Durres Alketa Tragaj Myshketa Galeria e Artit Pamor "Nikolet Vasia" E...
22/06/2026

Faleminderit Klodiana Spahiu

Emiriana Sako
Bashkia Durres
Alketa Tragaj Myshketa
Galeria e Artit Pamor "Nikolet Vasia"
Edmond Hysi
Qendra Kulturore "A.Moisiu"

21/06/2026

🎨 Në Galerinë e Arteve Pamore “Nikolet Vasia” në Durrës u çel ekspozita personale e piktorit Edmond Hysi, me rreth 60 vepra në grafikë, mix media dhe akrilik. Një udhëtim artistik 30-vjeçar përmes abstraksionit, monotipit, kolazhit dhe impresioneve të ndryshme artistike. Ekspozita sjell kryesisht krijimet më të fundit të autorit dhe mirëpret të gjithë artdashësit. 🖼️✨

sako tragaj edmond al

🎨 Ekspozitë Personale 🎨Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në ekspozitën personale të artistit Edmond Hysi, një udhëtim përmes n...
17/06/2026

🎨 Ekspozitë Personale 🎨

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në ekspozitën personale të artistit Edmond Hysi, një udhëtim përmes ngjyrave, emocioneve dhe shpirtit krijues.

🗓 20 Qershor 2026
🕖 Ora 19:00

Ejani të përjetoni nga afër një botë artistike unike dhe frymëzuese.

Kurator: G.Gurabardhi, Q.Kertusha

📍 Mos mungoni!



Bashkia Durrës
Emiriana Sako
ALKETA TRAGAJ.MYSHKETA. edmond

🎨 AGIM FAJA (1939–2017)Një nga figurat më të spikatura të artit figurativ shqiptar, piktor, ilustrator dhe pedagog i për...
31/05/2026

🎨 AGIM FAJA (1939–2017)

Një nga figurat më të spikatura të artit figurativ shqiptar, piktor, ilustrator dhe pedagog i përkushtuar. I lindur në Eminas më 14 mars 1939, Agim Faja ia kushtoi jetën artit dhe edukimit artistik, duke lënë pas një krijimtari të pasur në pikturë, ilustrim librash për fëmijë dhe aktivitete kulturore.

Me qindra ilustrime, dhjetëra botime dhe pjesëmarrje në ekspozita brenda e jashtë Shqipërisë, ai mbetet një emër i rëndësishëm i kulturës sonë kombëtare. Veprat e tij pasqyrojnë jetën, traditat dhe historinë e zonës së Shijakut, duke i dhënë një kontribut të vyer artit shqiptar.

🖌️ Kujtojmë me respekt artistin që la gjurmë të pashlyeshme në kulturën dhe artin tonë.

sako tragaj

🎨 Në botën e ilustrimeve… aty ku fillojnë kujtimetNjë figurë e njohur, një moment i kapur në ngjyra…Ky imazh nuk është t...
26/05/2026

🎨 Në botën e ilustrimeve… aty ku fillojnë kujtimet

Një figurë e njohur, një moment i kapur në ngjyra…
Ky imazh nuk është thjesht një ilustrim është kopertina e librit që ka shoqëruar fëmijërinë e shumë brezave: “E vogla Ani dhe Tritani” (1977), me autorësi dhe ilustrim nga piktori i merituar Agim Faja 📖✨

Kjo ekspozitë hapet në prag të 1 Qershorit, një datë që lidhet natyrshëm me krijimtarinë e tij, kushtuar në një pjesë të madhe botës së fëmijëve përmes ilustrimeve që kanë shoqëruar pothuajse të gjithë librat shkollorë dhe ata artistikë 📚💫

Një univers ngjyrash, kujtimesh dhe emocionesh që rikthehen për t’u përjetuar edhe një herë…

📍 Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij udhëtimi artistik:
🗓 31 Maj 2026
🕕 Ora 18:30
📌 Galeria e Arteve “Nikolet Vasia” Durrës

✨ Një ekspozitë që nuk shikohet vetëm… por ndihet.



sako tragaj

09/05/2026

Piktorja Marjana Goxhabelliu prezanton ekspozitën e saj personale në Galeria e Artit Pamor “Nikolet Vasia” Durrës.

Mbi 40 punime me ngjyra të forta dhe forma abstrakte zbulojnë botën e saj shpirtërore. Pjesë e ekspozitës është edhe tabloja monumentale “Epoka” (10x3 m). Siç rrëfen vetë ajo, në përfundim të kësaj vepre realizimi i së cilës i mori rreth 1 vit, Marjanës iu duk sikur u zbraz shpirtërisht, pasi një pjesë e përjetimeve të saj personale derdhen nga dora në penel dhe më pas në telajo.

Ekspozita personale e piktores Marjana Goxhabelliu do të qëndrojë e hapur deri më 28 maj.

✨ Një udhëtim artistik që nuk duhet humbur.

sako tragaj
al

Address

Sheshi "Liria"
Durrës
2003

Opening Hours

Monday 09:00 - 18:00
Tuesday 09:00 - 18:00
Wednesday 09:00 - 18:00
Thursday 09:00 - 18:00
Friday 09:00 - 18:00
Saturday 09:00 - 18:00
Sunday 09:00 - 18:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Galeria e Artit Pamor "Nikolet Vasia" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Galeria e Artit Pamor "Nikolet Vasia":

Share

Category