Art Studio Rahovec

Art Studio Rahovec Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Art Studio Rahovec, Visual Arts, Rahovec.

25 VJET OJQ ART STUDIO
04/08/2026

25 VJET OJQ ART STUDIO

EKSPOZITË KOLEKTIVE PËR NDER TË DITËS SË ÇLIRIMIT TË RAHOVECIT 🇦🇱🇽🇰JU MIRËPRESIM 🎨
09/06/2026

EKSPOZITË KOLEKTIVE PËR NDER TË DITËS SË ÇLIRIMIT TË RAHOVECIT 🇦🇱🇽🇰

JU MIRËPRESIM 🎨

E filluam “Simpoziumin Ndërkombëtar të Artit” në mënyrën më të bukur të mundshme! ✨🎨Punëtoria “ARTISTËT E VEGJËL” me per...
14/05/2026

E filluam “Simpoziumin Ndërkombëtar të Artit” në mënyrën më të bukur të mundshme! ✨🎨

Punëtoria “ARTISTËT E VEGJËL” me personat me nevoja të veçanta dhe nxënësit e shkollave solli emocione, kreativitet dhe buzëqeshje pa fund në Shtëpinë e Artistëve ❤️

Ishte një eksperiencë e mrekullueshme, jo vetëm për pjesëmarrësit, por edhe për ne si organizatorë. Ngjyrat, energjia dhe talenti që sollët e bënë këtë ditë vërtet të paharrueshme

Ju faleminderit nga zemra që na e zbukuruat Shtëpinë e Artistëve dhe që u bëtë pjesë e këtij momenti kaq special

Nesër, nga ora 12:00, hapet solemnisht “Simpoziumi Ndërkombëtar i Artit”, me një aktivitet tejet të veçantë dhe frymëzue...
13/05/2026

Nesër, nga ora 12:00, hapet solemnisht “Simpoziumi Ndërkombëtar i Artit”, me një aktivitet tejet të veçantë dhe frymëzues ✨

🖌️ Punëtoria artistike për artistët me nevoja të veçanta dhe nxënësit “Artistët e Vegjël” do të sjellë kreativitet, ngjyra dhe emocione të bukura në ambientet e Shtëpisë së Artistëve.

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e kësaj dite të veçantë për artin dhe talentin ❤️

INTERNATIONAL ART SYMPOSIUM14-17 MAY 2026ARTIST'S HOUSE RAHOVEC
07/05/2026

INTERNATIONAL ART SYMPOSIUM
14-17 MAY 2026

ARTIST'S HOUSE
RAHOVEC

SOT, SHTËPIA E ARTISTËVE MORI JETË SI ASNJËHERË MË PARË! 🎨✨Një ditë e veçantë, me mysafirë edhe më të veçantë! 🙌Nxënësit...
29/04/2026

SOT, SHTËPIA E ARTISTËVE MORI JETË SI ASNJËHERË MË PARË! 🎨✨

Një ditë e veçantë, me mysafirë edhe më të veçantë! 🙌
Nxënësit e shkollës fillore të ulët “Sadedin Hajda” në Rahovec vizituan sot Shtëpinë e Artistëve dhe e mbushën atë me energji, buzëqeshje dhe kureshtje të pafund.

Ata patën mundësinë të njihen nga afër me punimet artistike, të eksplorojnë ambientet unike të shtëpisë dhe mbi të gjitha… të shijojnë natyrën e mrekullueshme që e rrethon këtë hapësirë inspiruese. 🌳☀️

🎨 Vizitë e veçantë në Shtëpinë e ArtistëveSot patëm kënaqësinë të mirëpresim në Shtëpinë e Artistëve Kryesuesin e Kuvend...
26/03/2026

🎨 Vizitë e veçantë në Shtëpinë e Artistëve

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në Shtëpinë e Artistëve Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, Drejtorin e KRS-së, z. Atdhe Rama, së bashku me asambleistë të Rahovecit dhe përfaqësues nga bashkitë e Mirditës dhe Mallakastrës.

Gjatë vizitës, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit dhe zhvillimit të përbashkët në fushën e artit dhe kulturës ndërmjet institucioneve tona.

🙏 Faleminderit për vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunim!

INTERNATIONAL ART SYMPOSIUM (25TH EDITION)📅: 14-17 MAY 2026📍 Shtëpia e Artistëve Rahovec (Tek Epopeja e UÇK)You are welc...
25/03/2026

INTERNATIONAL ART SYMPOSIUM (25TH EDITION)

📅: 14-17 MAY 2026
📍 Shtëpia e Artistëve Rahovec (Tek Epopeja e UÇK)

You are welcome! - Ju mirëpresim!

🎨 Trim Gjota viziton Shtëpinë e Artistëve në RahovecPronari i galerisë “Flori” në Prishtina Mall, Trim Gjota, vizitoi Sh...
22/02/2026

🎨 Trim Gjota viziton Shtëpinë e Artistëve në Rahovec

Pronari i galerisë “Flori” në Prishtina Mall, Trim Gjota, vizitoi Shtëpinë e Artistëve në Rahovec, ku pa nga afër ekspozitën e prof Muhamet Ahmetit METIS.
Me këtë rast, u diskutua për bashkëpunimin mes dy institucioneve të artit pamor gjatë vitit 2026.

Art Studio e falënderon shumë z. Gjota për vizitën!

🎨 Nxënësit e Shkollës “Isa Boletini” në vizitë tek ekspozita e prof. Muhamet Ahmet MetisSë bashku me drejtorin dhe stafi...
20/02/2026

🎨 Nxënësit e Shkollës “Isa Boletini” në vizitë tek ekspozita e prof. Muhamet Ahmet Metis

Së bashku me drejtorin dhe stafin, ata vizituan sot ekspozitën personale në Shtëpinë e Artistëve. 👏

Nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me veprat dhe të përjetojnë artin në një mënyrë ndryshe, duke e kthyer këtë vizitë në një përvojë të veçantë kulturore.

Address

Rahovec

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Art Studio Rahovec posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category