Festivali i këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit” është themeluar në vitin 1986 nga institucionet e atëhershme kulturore të Kosovës, si ngjarje e vetme kulturore që kultivon zhanrin e muzikës qytetare si: baladat, shansonet e serenatat. Festivali tradicional është iniciuar nga produksioni muzikor i ish-RTP-së, me ç’rast e tërë orkestra e këtij institucioni është angazhuar në realizimin d
he përcjelljen e këngëve konkurruese. Gjatë viteve të 90-a, me shkatërrimin e institucioneve kulturore dhe produksionit muzikor të RTP-së, përgjegjësinë për ruajtjen e traditës e merr SHKA “Agimi”, e cila arrin që këtë festival ta bart në vitet e pasluftës, prej kur komuna e Prizrenit merr përsipër menaxhimin e tij. Festivali i këngës qytetare “Zambaku i Prizrenit” mbahet për çdo vit në fund të qershorit/fillim të korrikut, dhe në të interpretohen këngë në gjuhën shqipe, turke e boshnjake. Edhe pse në parim “Zambaku...” ka kultivuar muzikën qytetare shqipe, në të kanë konkurruar edhe këngë të interpretuara në gjuhë të tjera të komuniteteve që jetojnë në Kosovë, duke e konfirmuar në këtë mënyrë qytetin e Prizrenit si një vatër të kulturës mbarë-kosovare. Duke iu falënderuar entuziastëve të kulturës, ky origjinalitet i festivalit ka mbijetuar përgjatë gjithë periudhave të vështira nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë.