Radio Globi

Radio Globi Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Radio Globi, Prizren.

09/10/2026

🎀 TETORI ROZË 🎀
Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit
RADIO GLOBI | SHËNDETI MBI TË GJITHA
Tetori është muaji kushtuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, një fushatë e rëndësishme që synon të informojë gratë dhe gjithë shoqërinë për rëndësinë e zbulimit të hershëm, kontrolleve të rregullta dhe kujdesit për shëndetin.
🎀 Cilat janë shenjat që nuk duhet t’i injorojmë?
Një kokërr ose ënjtje e re në gji apo në sqetull.
Ndryshime në madhësinë ose formën e gjirit.
Skuqje, trashje ose ndryshime të pazakonta të lëkurës.
Tërheqje e papritur e thithkës.
Sekrecione të pazakonta nga thithka, veçanërisht me gjak.
Këto shenja nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht kancer, por duhet të vlerësohen nga mjeku.
🎀 Kur duhet të kontrollohemi?
Kontrollet rekomandohen sipas moshës dhe rrezikut individual. Mamografia dhe ekzaminimet e tjera ndihmojnë në zbulimin e hershëm. Nëse vëreni ndryshime të pazakonta, mos e shtyni konsultimin me mjekun.
MESAZHI YNË PËR ÇDO GRUA
Mos lejoni që frika, turpi apo mungesa e kohës t’ju pengojë të kujdeseni për veten. Mbështesni gratë që po përballen me këtë sëmundje dhe ndihmoni në përhapjen e informacionit të saktë.
🎀 Zbulimi i hershëm mund të shpëtojë jetë! 🎀
Kujdesu për veten. Kontrollohu. Mos e shty për nesër! Radio Globi

🕊️ NË KUJTIM TË HAKI SAHITIT 🕊️Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të dëgjuesit tonë të dashur, Haki...
12/09/2026

🕊️ NË KUJTIM TË HAKI SAHITIT 🕊️

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të dëgjuesit tonë të dashur, Haki (Rrahim) Sahiti.

Në emër të stafit të Radio Globit, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Sahiti, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën.

Humbja e një njeriu të dashur është dhimbje e madhe, ndërsa kujtimi për të mbetet përgjithmonë në zemrat e atyre që e njohën.

Zoti e mëshiroftë të ndjerin Haki Sahiti dhe e shpërbleftë me Xhenet.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të.
🤲 Ngushëllime të sinqerta familjes Sahiti.

Me respekt,
Radio Globi .

10/09/2026

Fëmijët mbylleshin në banjo për orë të tëra – Kur mamaja hyri brenda, sytë nuk i besonte!

03/09/2026

🕊️ NJOFTIM MORTOR

Me dhimbje të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të Laurent Krasniqit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 03 shtator 2026, në ora 17:00, në fshatin Llukar.

Në këto çaste të dhimbshme, familjes Krasniqi, të afërmve dhe miqve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

I ndjeri u prehtë në paqe, ndërsa familjes i dhëntë Zoti forcë e durim për ta përballuar këtë dhimbje. 🕊️

25/08/2026

Ngushëllime familjes dhe gjithë popullit Shqiptar për humbjen e një vajze ,gruaje dhe nëne!
Pusho e qetë o shpirt i bardh së bashku me foshnjën
Drejtësi për të ndjeren Jetlira Foniqi !

▪️Një ngjarje prekëse është raportuar në Montenegro, në rajonin Quindío të Kolumbisë, ku policia ka gjetur dy fëmijë të ...
14/08/2026

▪️Një ngjarje prekëse është raportuar në Montenegro, në rajonin Quindío të Kolumbisë, ku policia ka gjetur dy fëmijë të vegjël të braktisur mes një zone të pyllëzuar.
Gjatë një patrullimi rutinë, efektivët dëgjuan të qarat e vazhdueshme të një foshnjeje. Kur u afruan mes bimësisë, gjetën dy motër e vëlla krejtësisht vetëm.
Vajza e vogël mbante fort në krahë vëllain e saj, një foshnjë vetëm disa muajshe. Sipas raportimeve, ajo e kishte mbajtur pranë vetes gjatë natës, duke u përpjekur ta mbronte nga të ftohtit derisa dikush t’i gjente.
Ende nuk dihet se sa kohë kishin qëndruar fëmijët në pyll, si kishin përfunduar aty apo kush i kishte braktisur. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Por mes shumë pikëpyetjeve, një gjë mbetet e qartë: vogëlushja nuk e lëshoi për asnjë moment të vëllain dhe bëri gjithçka mundi për ta mbajtur të sigurt.

/RadioGlobi/.

Futbollisti Arbër Prekazi shkruan një letër për një aksident dhe tregon sa e lirë qenka jeta në Kosovë.Sot isha dëshmita...
10/08/2026

Futbollisti Arbër Prekazi shkruan një letër për një aksident dhe tregon sa e lirë qenka jeta në Kosovë.

Sot isha dëshmitarë i një AKSIDENTI ME FATALITET , 30 metra afër 2 spitaleve PRIVATE dhe 150 metra larg Emergjencës .
(Shkrim me shkas edhe për shokët që nuk i kam më)

Sa e lirë qenka jeta në Kosovë…
Sot nuk pashë thjesht një aksident.
Sot pashë se sa shpejt mund të ndryshojë jeta!

Isha për vizitë te një shok në një spital privat. Nga dritarja, krejt rastësisht, pashë një aksident që ndodhi në pak sekonda poshtë spitalit !

Nga githë ata nerëz që kalonin aty po shihja vetëm 2 njerëz rreth të aksidentuarve , të tronditur e të hutuar , nuk dinin si të vepronin .
Askush nuk po u jepte të aksidentuarve thuaja as ndihmën minimale ! (Nuk dinin)

Nuk mendova gjatë , si sportist që jom, vrapova poshtë me aq pak njohuri për ndihmën e parë sa kam, vetëm me një mendim në kokë:

“Ndoshta mundem me i ndihmu dikujt.”

Sapo arrita poshtë te recepsioni i spitalit, në vrap e sipër, ju thashë vajzave që “20 metra prej spitalit ka ndodhë një aksident! Lajmëroni ndonjë doktor, ju lutem!”

Dhe vazhdova me vrap.

Kur mbërrita te veturat, pashë dy njerëz që po luftonin për jetën.

Njëri ishte në sekondat e fundit…

Tjetri nga dhimbjet rënkonte e cdo minut mund të ishte i fundit për të !
Dhe unë, me aq sa dija, fillova me bë diçka.
Sepse në ato momente nuk ki kohë me mendu shumë.
Nuk ke kohë me pritë.
Nuk ke kohë me thënë “dikush tjetër ka me ardhë”.
Sepse ndonjëherë, ai “dikush tjetër” mund të vijë 5 minuta vonë.
E pesë minuta, në ato momente, mund të jenë një jetë.

Më vonë dëgjova diçka që më tronditi edhe më shumë.
Dy persona me “bexha” të doktorëve kishin kaluar aty pranë. Kishin thirrur ndihmën e shpejtë, por nuk kishin dhënë ndihmën e parë.

Nuk po e shkruaj këtë për të gjykuar apo fajësuar dikë.
Sepse sot nuk dua të merrem me gishtin që duhet drejtuar.
Sot dua të flas për diçka shumë më të madhe:

Për neve e për njerëzillëkun tonë.

A jemi bërë aq indiferentë sa të shohim
njerëzit duke luftuar për jetën dhe të mendojmë: “Le të merret dikush tjetër.”

Sot ishin dy njerëz që nuk i njihja.

Nesër mund të jenë baballarët tonë

Mund të jenë nanat tona , vëllezërit e motrat tona.
Mund të jesh TI.

Dhe atëherë nuk do të na interesojë se kush erdhi i pari.
Nuk do të të interesojë kush kishte të drejtë.
Nuk do të të interesojë kush ishte mjek e kush nuk ishte.
Do të duash vetëm DIKË që të mos kalojë pranë teje.
Dikë që të ndalet.
Dikë që të provojë.
Dikë që të dijë çka me bo.

Ajo që më dhemb më së shumti është se ky aksident ndodhi rreth 30 metra nga 2 prej spitaleve private dhe rreth 150 metra prej QKUK-së dhe Emergjencës.

E ambulanca erdhi pas rreth 15–20 minutash.

Kur erdhi…
axha që ishte në njërën prej veturave tashmë ia kishte dorëzuar shpirtin Zotit.

Dhe aty, për një moment, gjithçka tjetër bëhet e parëndësishme.

Paratë.
Puna.
Problemet tona të përditshme.
Inatet.
Gjërat për të cilat stresohen çdo ditë.
Sepse në fund të fundit…
jeta qenka kaq e lirë.

Një sekondë je këtu.
Një sekondë më vonë, dikush po lutet që ti të marrësh edhe një frymë.

Zotin e kamë dëshmitarë që këtë nuk po e shkruj për klikime e as për për fajësim.

Por sepse ajo që pashë sot më ka tronditur.

Dhe nëse ky shkrim i jem e bon vetëm një njeri me mësu me dhonë ndihmën e parë, atëherë ia ka vlejtë.

Sepse ndoshta një ditë, në një rrugë diku, do të jemi na ata që do të kemi nevojë për një dorë.
Dhe lutja ime është që ajo dorë të jetë aty.

Sot ishin ata.
Nesër mund të jemi ne.

O Zot, na ruaj neve, fëmijët tanë dhe familjet tona nga çdo e keqe e çdo fatkeqësi. 🤲

Dhe, mbi të gjitha, mos na e merr njerëzillëkun.

/RadioGlobi/.

• Një talente e re po shtohet në vendin tonë dhe në sportin e boksit Delvina Avdullahi vetëm 17 vjeqare rrëfen sfidat e ...
13/07/2026

• Një talente e re po shtohet në vendin tonë dhe në sportin e boksit
Delvina Avdullahi vetëm 17 vjeqare rrëfen sfidat e këtij sporti dhe talentin e saj !

Follow TËVË1 on...• YT: https://youtube.com/• FB: https://f...

Një 27-vjeçar është vr,arë dhe një 57-vjeçar (baba i viktimës) është pI,agosur pas një përleshjeje mes dy familjeve të c...
14/06/2026

Një 27-vjeçar është vr,arë dhe një 57-vjeçar (baba i viktimës) është pI,agosur pas një përleshjeje mes dy familjeve të cilat raportohet se janë kushërinj një mes vete.

Sipas zëdhënësit të Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, përIeshja ka ndodhur me mjete të forta

Prizreni feston 27-vjetorin e çlirimit – Rikthim në qershorin historik të vitit 1999 🇦🇱
12/06/2026

Prizreni feston 27-vjetorin e çlirimit – Rikthim në qershorin historik të vitit 1999 🇦🇱

Address

Prizren

Opening Hours

Tuesday 19:00 - 21:00
Wednesday 19:00 - 21:00
Thursday 19:00 - 21:00
Friday 19:00 - 21:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Radio Globi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share