20/08/2026
Një verë plot kreativitet, aventura dhe kujtime 🌊🪵☀️
Këtë javë përmbyllëm Punëtoritë Verore Kreative në Studion e Edukimit në Autostrada Hangar, së bashku me grupin e shtatë, i cili iu bashkua aventurës sonë të fundit me temën “Aventurat Verore në Det”.
Gjatë katër ditëve, fëmijët eksploruan botën e detit përmes punës me dru, lojës dhe imagjinatës. 🐬⛵
Në ditën e parë krijuan Delfinin, në ditën e dytë Peshqit me Grepin Magnetik, ndërsa dita e tretë vazhdoi me realizimin e Varkës me Vela. Javën e përmbyllëm me Miqtë e Detit, ku fëmijët sollën në jetë krijesa të ndryshme detare përmes formave dhe ngjyrave.
Me këtë grup përfundon edhe rrugëtimi ynë veror, pas javësh të mbushura me krijimtari, mësim, bashkëpunim dhe shumë punime të realizuara nga duart e vogla të fëmijëve. 💙
Pas shtatorit shihemi përsëri, me punëtori të tjera, tema të reja dhe aventura të reja krijuese! ✨