OJQ "Rexho Mulliqi" - Kosovë

OJQ "Rexho Mulliqi" - Kosovë OJQ"Rexho Mulliqi" Kosovë Rexho Mulliqi dhe arti i tij vazhdojnë të jenë shenjë identitare e artit muzikor kombëtar.

Kushtrim Gashi - dirigjent

Luan Durmishi – tenor
Jeta Çitaku – soprano
Festim Fanaj - violinë
Arta Prekadini - violinë
Gëzim Latifi -violinë
Pranvera Govori - violinë
Erza Devaja - violinë
Avni Thaqi - violinë
Lumnije Osmani -violë
Arianit Shehu - violë
Vjosa Berisha - çelo
Amanta Istrefi – çelo
Fraim Gashi - kontrabas
Erëmira Çitaku – flaut
Shkumbin Bajraktari - klarinet
Astrit Mustafa - bas-kl

arinet
Pranvera Hoxha – piano
Patris Berisha - perkusione

Edhe pse, në raport me muzikën klasike të vendeve europiane, muzika klasike shqiptare është shumë më e re në moshë, ajo tashmë, falë disa emrave të shquar, në fondin e saj të artë i ka konservuar disa nga perlat dhe partiturat muzikore, të cilat e bëjnë atë të dinjitetshme dhe gjithmonë të freskët e komunikative me zemrën, shpirtin dhe ndjesitë e çdo dëgjuesi. Padyshim, një nga emrat më të shquar të muzikës klasike shqiptare, është kompozitori Rexho Mulliqi, i cili me krijimtarinë e tij artistike dhe me origjinalitetin e tij kreativ, shenjon kreshendon alpike të muzikës artistike kombëtare. Nuk është e rastësishme që arti muzikor i Rexho Mulliqit, për shkak të joneve muzikore me intonim thellësisht shqiptar, vazhdon të konsumohet, të perceptohet dhe të përjetohet me po aq pasion, ndjeshmëri dhe entuziazëm sa edhe motivet antologjike të perlave të muzikë sonë popullore. Jo rastësisht, në vazhdën e përpjekjeve për ruajtjen, kultivimin, paraqitjen dhe promovimin e vlerave të mirëfillta të muzikës klasike shqiptare, tashmë është krijuar Ansambli “Rexho Mulliqi”, i cili, duke u mbështetur fuqishëm në traditën e bukur të artit muzikor kombëtar, ka bashkuar rreth vetes disa muziktarë të rinj, instrumentistë dhe solokëngëtarë, të cilët me paraqitjen e tyre të parë, në një version të përpunuar dhe jashtëzakonisht bashkëkohor, sjellin para jush perlat e mrekullueshme të xherdanit të muzikës sonë artistike. Veprat muzikore të kompozitorëve të tillë si: Rexho Mulliqi, Çesk Zadeja, Palokë Kurti, Albert Paparisti, Limos Dizdari, Simon Gjoni, Lorenc Antoni, Prenk Jakova etj., duke e ruajtur gjithmonë frymën, origjinalitetin dhe tabanin e tyre të vërtetë krijues, në këtë paraqitje të parë koncertale, në një frymë jashtëzakonisht bashkëkohore, nën dirigjimin e Kushtrim Gash*t, vijnë të orkestruara nga kompozitorët e rinj Kushtrim Gashi dhe Drinor Zymberi dhe, duke e ruajtur me fanatizëm vijën melodike të vokalit të tyre, në interpretimin solistik të tenorit Luan Durmishi. Ky është vetëm fillimi i Ansamblit “Rexho Mulliqi”, i cili me frymën e tij krjiuese do të vazhdojë t’i ruajë, t’i kultivojë dhe t’i promovojë me dashuri, pasion, fanatizëm dhe idealizëm vlerat e jashtëzakonshme të muzikës artistike kombëtare. Natyrisht, pagëzimi i këtij Ansambli me emrin e kompozitorit të shquar Rexho Mulliqi, është gjithashtu shprehje e nderimit dhe përkujtimit artistik të këtij artisti të jashtëzakonshëm, me artin dhe veprën jetësore të të cilit identifikohen fillet, rrita dhe zhvillimi i muzikës artistike kombëtare në Kosovë dhe më gjerë. Although, in relation to the classical music of European countries, Albanian classical music is much younger in age, it is as such, thanks to some prominent names in its gold fund it has preserved some of the pearls of arias and musical scores, which make it decent and always fresh and Communicative in heart, soul and senses of all listener. Undoubtedly, one of the most prominent names of Albanian classical music is composer Rexho Mulliqi, who in his artistic creativity and original creativity marks alpine crescendo national artistic music. It is not accidental that music art of Rexho Mulliqi, due to Albanian music ions with deep intonation, continues to be consumed, to be perceived and experienced with so much passion, sensitivity and enthusiasm as the pearl of logical reason of our popular music. Rexho Mulliqi and his art continue to be a sign of national identity of music art. Not surprisingly, in the wake of efforts for the preservation, cultivation, introduction and promotion of genuine Albanian classical music is now created Ensemble "Rexho Mulliqi", which is strongly relying on the beautiful tradition of national musical art. There were musicians united around him, even some young instrumentalists and solo singers, who with their first appearance in a version of the elaborated and extremely contemporary form bring before you the wonderful pearls of our artistic xherdan music. Musical works of composers such as: Rexho Mulliqi, Cesk Zadeja, Paloka Kurti, Albert Paparisti, Limos Dizdari, Simon Johnson, Lawrence Anthony, Prenk Jakova etc.., while maintaining always the spirit, their authenticity and the root of the really creativity, the first concert appearance in an extremely contemporary spirit, under the conduction of Kushtrim Gashi, come orchestrated by young composers: Kushtrim Gashi and Drinor Zymberi as well as the composer Tomor Berisha, conserving with jealousy their melodic tune, in Plays tenor solo interpretation of Durmishi. This is just the beginning of the Ensemble "Rexho Mulliqi" which with its spiritual creativity will continue to maintain, foster and promote with love, passion, fanaticism and idealism exceptional values of national artistic music. Of course, the baptism of this ensemble with the composer's name prominent Rexho Mulliqi, is also an expression of reverence and artistic commemoration of this extraordinary artist, with art and whose life work identified beginnings, growth and development of national art music in Kosovo and beyond it.

Address

Ulpiana C/7 Hy. 1. Nr. 1
Pristina
10000

Telephone

+38344111690

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when OJQ "Rexho Mulliqi" - Kosovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to OJQ "Rexho Mulliqi" - Kosovë:

Shortcuts

Share