KF TOP YJET

KF TOP YJET Shkolla e Futbollit "KF TOP YJET" Lipjan

Sot zhvilluam ndeshje miqësore me Kf Fushë Kosovën.Gjenerata U-9 dhe U11
10/08/2026

Sot zhvilluam ndeshje miqësore me Kf Fushë Kosovën.
Gjenerata U-9 dhe U11

Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se kërkesa jonë për regjistrim në Federatën e Futbollit të Kosovës është aprovuar, duke i...
06/08/2026

Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se kërkesa jonë për regjistrim në Federatën e Futbollit të Kosovës është aprovuar, duke i hapur rrugë KF TOP YJET pjesëmarrjes në garat kampionale të organizuara nga Lidhja Rajonale e Futbollit e Prishtinës.

Ky është një moment historik dhe një hap shumë i rëndësishëm në rrugëtimin e klubit tonë. Nga tani e tutje, lojtarët tanë do të kenë mundësinë të garojnë në kampionat zyrtar, të fitojnë përvojë të vlefshme dhe të zhvillohen edhe më shumë përmes përballjeve me klubet tjera.

E konfirmuar pjesëmarrja në turneun "Prishtina Tournament 2026".Në këtë turne prestigjioz do të marim pjesë me gjeneratë...
30/07/2026

E konfirmuar pjesëmarrja në turneun "Prishtina Tournament 2026".
Në këtë turne prestigjioz do të marim pjesë me gjeneratën U13.
Ju urojmë suksese djelmoshave tanë.

SKUADRAT PJESËMARRËSE – MUJI AUTO CENTER PRISHTINA TOURNAMENT 2026

Këto janë skuadrat pjesëmarrëse në kategoritë U9, U10, U11, U13 dhe U15.

Në këtë edicion do të marrin pjesë mbi 100 ekipe, duke e bërë garën e gjeneratave një nga pjesët më të mëdha dhe më atraktive të turneut.

Na presin ditë të mbushura me futboll, talent, garë dhe emocione në zemër të Prishtinës.

📅 1–9 Gusht 2026
📍 Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë

Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova | Kryeqyteti Prishtina MUJI Autocenter GmbH Prishtina Tournament UEFA Foundation for Children

21/07/2026

Pas një ndeshje dramatike me rezultatin 3-3, ishim më të suksesshëm në ekzekutimin e penalltive. Sidomos me dy pritje nga portjeri ynë Aleon Hajrizi.

21/07/2026

Gjysmëfinalja për ne është shumë më tepër se një rezultat. Është dëshmi e punës, sakrificës dhe ëndrrës që po ndërtojmë çdo ditë.

Kur e themeluam KF TOP YJET, shumë pak besonin se brenda më pak se 10 muajsh do të arrinim të konkurronim me klubet më të mira dhe të siguronim një vend në gjysmëfinale të një turneu kaq të fortë.

Sot ndihemi krenarë, jo vetëm për këtë sukses, por për mënyrën se si fëmijët tanë luftojnë, respektojnë kundërshtarin dhe përfaqësojnë me dinjitet fanellën e klubit.

Ky është një moment që na motivon të punojmë edhe më fort. Jemi të bindur se rruga jonë sapo ka filluar dhe se me përkushtim, profesionalizëm dhe besim, KF TOP YJET do të vazhdojë të rritet dhe të bëhet një nga klubet më të respektuara në rajon.

Faleminderit çdo fëmije, çdo prindi dhe çdo mbështetësi që beson në këtë projekt. Suksesi ynë është suksesi i të gjithëve.

⭐ Ky është vetëm fillimi!

Jemi duke marrë pjesë në turneun "Tournamenti në Bardh të Madh" me tri grupmosha.Pas ndeshjeve të fazës së grupeve grupm...
19/07/2026

Jemi duke marrë pjesë në turneun "Tournamenti në Bardh të Madh" me tri grupmosha.

Pas ndeshjeve të fazës së grupeve grupmoshat U13 dhe U9 kalojnë në mesin e tetë klubeve më të mira.
Suksese djelmoshave tanë që po bëjnë paraqitje fantastike duke na bërë krenar me lojë shumë të bukur.

Sot feston ditëlindjen lojtari ynë Deniz Salihu.Klubi i uron ditëlindjen Denizit duke i dëshiruar shëndet dhe shumë suks...
18/07/2026

Sot feston ditëlindjen lojtari ynë Deniz Salihu.
Klubi i uron ditëlindjen Denizit duke i dëshiruar shëndet dhe shumë suksese në jetë.

15/07/2026

Stërvitje
15.07.2026

Sot zhvilluam ndeshje miqësore me Kf Hajvalinë grupmosha U15.
12/07/2026

Sot zhvilluam ndeshje miqësore me Kf Hajvalinë grupmosha U15.

09/07/2026

Sikur shumë talent tjerë edhe Tian Jashanica vazhdon ta zhvillojë talentin e tij me hapa të sigurt te KF TOP YJET.

Address

Lipjan

Telephone

+49268114

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KF TOP YJET posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to KF TOP YJET:

Shortcuts

Share

Category