Muzeu Etnografik Gjakovë

Muzeu Etnografik Gjakovë Muzeu etnografik gjendet në Rr. Kjo shtëpi është ndërtuar që më 1810 nga mjeshtërit dibran. Ndërtesa ka dy etazhe dhe dy çardak.

Nëna Terezë në “Shtëpinë Tradicionale Qytetare”, një shtëpi me karakteristikat më interesane në qytet, përfaqësuese tipike e banimit urban. Përdhesa shfrytëzohet për ekspozita tematike, ndërsa në këtë pjesë janë të ekspozuara edhe eksponate të zejeve të kultivuara në qytet e rrethinë. Regjioni ynë, në të kaluarën ka qenë përgjithsisht vend bujqësor e blegtoral, me përjashtim të qytetit i cili me t

epër është marrë me zejtari. Dhe në këtë menyrë Muzeu mbledh objekte dhe vegla pune të ketyre kulturave dhe njëheri bëhet edhe studimi i themelt i tyre. Në kulturën materiale ka rëndësi të madhe mbledhja dhe studimi i veshjeve popullore, tipet e tyre, varianetet e banesës popullore me orenditë e aksesoret e tyre. "Muzeu" është institucioni i ruajtjes së kujtesës, i ngjarjeve dhe dëshmive të shkruara e materiale të njeriut dhe të zhvillimit të shoqërisë, që ndërmerr kërkime, administron, ruan dhe ekspozon pasuritë muzeore, për qëllime studimore dhe edukuese, në shërbim dhe i hapur ndaj publikut. Seksioni i etnografisë pranë Muzeut studion dhe përcjell lindjen, rritjen, përparimin dhe ndryshimet e popullit gjatë formacioneve të ndryshme ekonomiko-shoqërore e kulturore në të gjitha fazat e zhvillimit të tij. Muzeu është i pasur me koleksione të ndryshme, si atë të bujqësisë dhe blegtorisë dhe referantin e disa zejeve që nuk janë zhdukur tërsisht. Po ashtu në këtë muze është edhe koleksioni i veshjeve me motive nga treva të ndryshme të Gjakovës. Koleksioni i Etnografisë disponon me një fond prej 1730 objekteve të kulturës materialeve te gjetura në vendbanime qytetare dhe fshatrave të regjionit të Gjakovës, gjatë periudhave të ndryshme historike. Kjo ndërtesë u shëndërrua në muze në vitin 1981. Ndërtesa fillimisht i takonte familjes gjakovare Sina, me pas familjes Boshknjaku, ndërsa më vonë e kishte blerë familja Haxhismaili. Nga kjo familje në vitin 1981 e kishte marrë në pronësi Kuvendi Komunal për ta shëndërruar në Muze Etnografik. Në muze ka kryesisht eksponate etnografike. Për momentin muzeu i shfrytëzon tri dhoma për eksponate së bashku me korridorin në katin e epërm dhe në përdhesë, ku janë të vendosura disa eksponate dhe shfrytëzohet si hapësirë për ekspozita. Duke u bazuar në këtë, stafi profesional ka bërë përpjekje që në muze të sjellin shumë vegla pune të kultivuar në qytetin e Gjakovës në të kaluarën. Në katin e epërm të muzeut në koridor janë të vendosura disa eksponate etnografike të veshjes së popullsisë ndër mote, si dallamen soleme qytetare e qendisur me fije ari, veshje kombëtare të konfesionit të krishterë të trevës së Hasit, tirqe për veshje kombëtare të fëmijëve, pastaj shumë enë të bakrit, të amvisrisë, të cilat janë përdorur nga popullata në të kaluarën, kutia e nuseve në të cilën është vendosur paja me rastin e martesës. Në anën e majtë të këtij koridori bien në sy shumë eksponate të amvisërisë të përdorura nga qytetarët në të kaluarën si sofra, tepihë etj. Në ambientet e muzeut ruhet një eksponat i rrallë i rrobave karakteristike të punuara me dorë nga esnafet e terzive të Gjakovës për një familje beglere të derës së Kryezive, të cilat për shkak të vlerës së madhe ruhen në kasafortën e muzeut për shkaqe sigurie dhe te cilat herë pas here dalin në ekspozita që organizon muzeu. Në pjesën e poshtme të muzeut po ashtu ka eksponate të tjera të vlefshme si pitosi i kohës ilire, një eksponat me vlera të veçanta.

“Ngjyrat e Trashëgimisë – Gjakova në  Sytë e Nxënësve”Muzeu i Gjakovës, në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Çlirimit, ...
11/06/2026

“Ngjyrat e Trashëgimisë – Gjakova në Sytë e Nxënësve”

Muzeu i Gjakovës, në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Çlirimit, organizoj aktivitetin artistik “Ngjyrat e Trashëgimisë – Gjakova në Sytë e Nxënësve”.

Ky aktivitet u organizua nga Muzeu Etnografik, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit.

08/06/2026

Aktivitetet Komunale për nderë të 14 Qershorit – “Dita e Çlirimit”

19/05/2026
Dita Ndërkombëtare e Muzeve – 18 MajNë kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeu i Gjakovës organizoi K...
19/05/2026

Dita Ndërkombëtare e Muzeve – 18 Maj

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeu i Gjakovës organizoi Kuizin e Trashëgimisë Kulturore me temën:

“Muzetë që bashkojnë një botë të ndarë”

Ky aktivitet mblodhi nxënës nga 8 shkolla me qëllim të promovimit të trashëgimisë kulturore dhe forcimit të lidhjeve përmes dijes dhe kulturës.

Shkolla fituese e këtij edicioni u shpall
SHFMU “Emin Duraku”

Nxënëset fituese:
• Buna Tolaj
• Reisa Shehu
• Agmira Ukshini

Muzeu Etnografik i Gjakovës
18–19 Maj 2026

Dita Ndërkombëtare e Muzeve – 18 MajMuzeu i Gjakovës organizon Kuizin e Trashëgimisë Kulturore me temën: “Muzetë që bash...
14/05/2026

Dita Ndërkombëtare e Muzeve – 18 Maj

Muzeu i Gjakovës organizon Kuizin e Trashëgimisë Kulturore me temën:
“Muzetë që bashkojnë një botë të ndarë”

Përmes këtij aktiviteti synojmë të bashkojmë nxënësit e shkollave të ndryshme përmes njohjes së trashëgimisë sonë kulturore, historisë dhe identitetit të përbashkët.

Kuizi promovon:
- njohjen e trashëgimisë lokale dhe kombëtare
- respektin për kulturën dhe historinë
- bashkëpunimin dhe dialogun ndërmjet të rinjve

Muzetë janë ura që lidhin brezat, komunitetet dhe kulturat.

Muzeu Etnografik i Gjakovës
18-19 Maj 2026

06/05/2026

Beteja e Çabratit – kujtesë e krenari!

Ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitetin kulturor kushtuar shënimit të Dites së Betejës së Çabratit, një ngjarje që mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës.

📅 07 Maj 2026
🕛 Ora 12:00
📍 Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”

Le të mblidhemi së bashku për të nderuar të kaluarën tonë heroike, për të kujtuar me respekt dhe për të përcjellë mesazhin e krenarisë te brezat e rinj.
Nderojmë bashkë, këndojmë bashkë!

22/03/2026
Thirrje PublikeKomuna e Gjakovës dhe MKRS, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjakovë kanë filluar implementimi...
09/03/2026

Thirrje Publike

Komuna e Gjakovës dhe MKRS, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjakovë kanë filluar implementimin e një projekti shumë të veçantë: “Plani i Konservimit të Integruar për Tërësinë Urbanistike ‘Çarshia e Madhe’”.

Përmes kësaj thirrjeje, ftojmë qytetarët, koleksionuesit dhe të gjithë ata që posedojnë fotografi apo harta të vjetra të qytetit të kontribuojnë duke i ndarë ato për këtë projekt.

Kërkojmë fotografi që paraqesin:
• Rrugët dhe lagjet e qytetit
• Jetën e përditshme dhe zanatet tradicionale
• Çarshia e Madhe
• Ngjarje dhe traditën lokale
• Ndërtesa dhe hapësira publike

Fotografitë dhe materialet e tjera do të përdoren vetëm për kopjim ose skanim, ndërsa më pas do t’u kthehen përsëri dhuruesve.

Gjithashtu materiale mund të dergoni edhe në faqen zyrtare në Facebook Muzeu Etnografik Gjakovë
Kontributi juaj ndihmon në dokumentimin dhe ruajtjen e historisë urbane të qytetit.
Afati i dorëzomit
10-22 Mars 2026
Ky projekt mbështet nga MKRS dhe UN- Habitat në Kosovë.

23/02/2026

Rihapet për vizitorë Muzeu Etnografik i Gjakovës

Pas përfundimit të renovimit të objektit në sistemin e ngrohjes dhe klimatizimit, investim i realizuar nga Komuna e Gjakovës, ju njoftojmë se nga 24.02.2026, Muzeu, pas dy muajsh, është rihapur për vizitorë.

Mirë se vini!

Komuna e Gjakovës
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport - Gjakovë

Lajmi më i bukur i vitit 2025 për trashëgiminë tonë kulturore!Më 9 dhjetor 2025, UNESCO ka shpallur lahutën, së bashku m...
09/12/2025

Lajmi më i bukur i vitit 2025 për trashëgiminë tonë kulturore!
Më 9 dhjetor 2025, UNESCO ka shpallur lahutën, së bashku me artin e të luajturit, kënduarit dhe mjeshtërinë e ndërtimit të saj, pjesë të Listës së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në Nevojë për Mbrojtje të Menjëhershme.
Ky është një vlerësim madhështor për kulturën shqiptare dhe një hap historik në ruajtjen e një prej simboleve tona më të lashta dhe më të çmuara.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport - Gjakovë
Komuna e Gjakovës
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
UNESCO

Address

Gjakova
50000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Muzeu Etnografik Gjakovë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category