Bashkesia Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Drammen

Bashkesia Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Drammen Kontaktinformasjon, kart og veibeskrivelse, kontaktskjema, åpningstider, tjenester, stjerner, bilder, videoer og kunngjøringer fra Bashkesia Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Drammen, Kultursenter, Drammen, Drammen.

18/08/2025

Njoftim për të pame
Familja Agushi me banim në Drammen njofton miqtë dhe dashamirët e të ndjerit Avni Agushi se e pamja për burra dhe gra do të mbahet ditën e diel, më 24.08.2025, nga ora 11:00 – 16:00, në lokalin e xhamisë së Drammenit.
📍 Xhamia e Drammenit
Engene 70, 3015 Drammen
Prania juaj do t’ia lehtësojë dhimbjen familjes Agushi.
Allahu e mëshiroftë dhe e bëftë vendbanimin e tij Xhennetin. Amin..

26/01/2025

Nata e Isras dhe Miraxhit !

Mrekullia e Isras dhe Miraxhit na tregon fuqinë e pakufijshme të Krijuesit Apsolut Allahut xh.sh i cili mundësoi udhëtimin e Muhammedit a.s të vetmin në histori të njerëzimit . Udhëtim ky tokësorë qiellorë i cili mundësoi Muhammedit a.s eksplorimin e fakteve dhe të vërtetëva të mëdha . Është natë e shumë ngjarjeve të jashtëzakonshme : udhëtimi në mesxhidul Aksa , falja e namazit me Pejgamberët e Allahut , ngjitja drejt sferave qiellore dhe takimi me Pejgamberë të ndryshëm dhe arritja deri në sidretul munteha .
Dhurata më e madhe e kësaj nate është falja e 5 kohëve të Namazit në vlerë të 50 vakteve .
Rëndësia dhe porosia e kësaj nate është të jemi më afër Allahut xh.sh dhe më afër jemi kur falim 5 kohët e namazit …
Zoti na ndihmoftë në kryerjen e 5 kohëve të namazit në mënyrë që të dalim para Zotit të përgatitur dhe të marrim shpërblimin e madh …

Selam alejkum të nderuar miq dhe dashamirë.Pas një kohe të ndërprerjes së faljes së Xhumasë në xhaminë tonë në Drammen, ...
22/01/2025

Selam alejkum të nderuar miq dhe dashamirë.
Pas një kohe të ndërprerjes së faljes së Xhumasë në xhaminë tonë në Drammen, për shkak të dëmtimeve nga rrjedhja e ujit, jemi të lumtur të njoftojmë se faza e tharjes dhe riparimit ka përfunduar me sukses.
Gjatë kësaj periudhe, kemi përmirësuar disa pjesë të rëndësishme të xhamisë, përfshirë mimberin dhe mihrabin, si dhe kemi bërë disa ndryshime për ta përmirësuar ambientin . Më poshtë mund të shihni disa foto nga punimet e kryera.
Ju informojmë se falja e Xhumasë do të rifillojë këtë të premte, duke filluar nga ora 12:30.
Lusim Allahun që t’i shpërblejë të gjithë ata që kontribuuan në këtë projekt me kohën dhe ndihmat e tyre.

01/01/2025
12/12/2024

Adresse

Drammen
Drammen

Varslinger

Vær den første som vet og la oss sende deg en e-post når Bashkesia Kulturore dhe Fetare Shqiptare në Drammen legger inn nyheter og kampanjer. Din e-postadresse vil ikke bli brukt til noe annet formål, og du kan når som helst melde deg av.

Snarveier

Del