Teatri i Kumanovës

Teatri i Kumanovës Iniciativa dhe projekti per hapjen e Teatrit shqipar ne Kumanove Qeverite e me hershme te R. Në këtë institucion funksionojnë dy njësi organizative:
1.

Maqedonisë, në mënyre individuale dhe kolektive, ka përjashtuar Shqiptarët nga e drejta e përfaqësimit të barabartë në Institucionet, që përfaqëson shkelje të drejtpërdrejtë të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Qytetare dhe Politike si Kartës Evropiane për të Drejtat e Popujve Etnik, si dhe Marrëveshjen e Ohrit për përfaqësimin adekuat të shqiptarëve në institucionet shtetërore. Maqedonia ka

zgjedhë rrugë të gabuar duke përdorë Shqiptarët si pretekst për ndarje, vëllavrasje, manipulim, premtime boshe, si dhe mundësi të pabarabarta ekonomike, duke favorizuar individët që bashkëpunojnë në llogari të të drejtave të Shqiptarëve, duke i detyruar Shqiptarët të imigrojnë ose në mungesë të Institucioneve kulturore të asimilohen. Në Kumanovë ka disa Institucione kulturore e që në to nuk ka asnjë shqiptar të punësuar (Galeria e qytetit, Muzeu i qytetit, Teatri i Kumanovës). Prandaj ne si qytetar dhe artist të Kumanovës ngremë zërin ndaj kësaj padrejtësie që u është bërë në kontinuitet qytetarëve të Kumanovës gati një shekull, trend ky që vazhdon edhe sot. Për të përmirësuar këtë padrejtësi kulturore shekullore kërkojmë hapjen e Teatrit Shqiptarë në Kumanovë. Në qytetin e Kumanovës ekziston Institucioni Nacional Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev”. Njësia organizative nr.1- Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev”-Kumanovë, me objekt në sheshin “Marshall Tito”, pa numër.
2. Njësia organizative nr.2 - “Teatri popullor maqedon” - Kumanovë, me objekt në rrugën “Kirili dhe Metodi”, pa numër. Njësia organizative nr.1 - Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev”-Kumanovë ka hapësirë punuese rreth 4000 metra katrorë, disponon me sallën a madhe (me 660 ulëse), dy salla tjera të vogla (kubuse), hollin dhe shumë hapësira tjera që ofrojnë kushte për punë normale. Kjo njësi organizative deri më tani nuk ka pasur produksion të vet, por vetëm ka kryer shërbime për nevojat e artistëve të cilët kanë prezantuar vlera kulturore në lëmi të ndryshme, si psh. ekspozita pikturash, skulpturash, promovime librash dhe manifestime tjera kulturore. Njësia organizative nr.1 - Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev” -Kumanovë disponon me stafin e vet teknik (ndriçues, ton mjeshtër, punëtorë skenik) dhe stafin administrativ - organizativ. Gjithsej të punësuar me vendim pune 16, prej të cilëve vetëm 2 janë shqiptar, si dhe 4 maqedon tjerë me kontratë pune (maqedonas 18, shqiptar 2). Njësia organizative nr.2 - “Teatri popullor maqedon”, gjithashtu ka stafin e vet teknik (ndriçues, ton mjeshtër, punëtorë skenik) dhe stafin administrativ-organizativ. Të punësuar me vendim pune janë 16 maqedonas, si dhe disa të tjerë me kontratë pune. Teatri i Kumanovës nuk ka asnjë shqiptar të punësuar (maqedonas mbi 20, shqiptar 0). Duke u bazuar në të dhënat e lartpërmendura kërkojmë:
Hapjen e njësisë organizative nr. 3 - “Teatri Shqiptar” - Kumanovë. Kjo njësi organizative - Teatër do të funksionojë në kuadër të hapësirave të objektit të Qendrës për Kulturë “Trajko Prokopiev” - Kumanovë. Për formimin dhe funksionimin normal të njësisë organizative nr.3 - “Teatri Shqiptar” - Kumanovë, nevojitet vetëm formimi i trupës teatrore (punësimi) i kuadrit të aktorëve, si dhe një buxhet vjetor për realizimin e dy deri ne tri shfaqje teatrore për të rritur dhe një shfaqje për fëmijë. Për nevojat e njësisë organizative nr. 3 - “Teatri Shqiptar” - Kumanovë do të shfrytëzohet një pjesë e stafit teknik, organizativ dhe administrativ që posedon Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev” - Kumanovë. Në komunën e Kumanovës jetojnë një numër shumë i madh i shqiptarëve (mbi 30 për qind nga popullata e përgjithshme e kësaj komune), të cilët rrallë herë kanë rastin dhe kënaqësinë për të përcjellë ndonjë ngjarje kulturore në gjuhën shqipe. Mungesa e një teatri në gjuhën shqipe ka krijuar një hendikep shumë të madh në realizimin normal të nevojave kulturore dhe emancipuese të kësaj popullate. Duke u nisur nga fakti se teatri ushqen dhe kultivon vlerat kulturore dhe qytetëruese të një populli, funksionimi i një teatri në gjuhën shqipe në qytetin e Kumanovës është më tepër se i nevojshëm – është i domosdoshëm. Funksionimi i këtij teatri nuk do t’i kënaq vetëm nevojat kulturore dhe qytetëruese të qytetarëve shqiptar të Kumanovës, por edhe të qytetarëve të komunave të tjera që kufizohen me komunën e Kumanovës (konkretisht qytetarët e komunës së Likovës e cila ka 40.000 banorë). Këto nevoja kulturore të qytetarëve shqiptar të komunës së Kumanovës, si dhe të komunës së Likovës, deri më tani pjesërisht janë realizuar nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe shfaqjeve teatrore të organizuara dhe realizuara (më tepër në bazë vullnetare) nga Qendra Kreative Artistike “TALIA”- Kumanovë, e cila numëron gjashtë aktorë profesionist (të diplomuar). QKA “Talia” - Kumanovë deri më tani ka realizuar pesë shfaqe profesionale për të rritur dhe pesë shfaqe profesionale për fëmijë si dhe në vitin 2008 u realizua projekti i parë në gjuhën shqipe brenda programit të teatrit të Kumanovës gjegjësisht të njësisë organizative nr.2 - “Teatri popullor maqedon”. Tri prej shfaqjeve për të rritur janë realizuar në koproduksion me Qendrën për Kulturë “Trajko Prokopiev” - Kumanovë, të mbështetura financiarisht nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë. Kjo dëshmon faktin se në Qendrën për Kulturë “Trajko Prokopiev” - Kumanovë në të ardhmen mund të realizohen shfaqe në gjuhën shqipe duke mos e penguar punën për realizimin e projekteve të tjera vjetore që ka Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev”-Kumanovë. Këto fakte të lartpërmendura poashtu dëshmojnë faktin se në Qytetin e Kumanovës ekziston një staf artistik (aktorë profesionist) i cili ka potencial për të realizuar shfaqe teatrore, me të cilat do të plotësohen nevojat kulturore të qytetarëve të komunës së Kumanovës dhe Likovës. Ne jemi të vendosur të punojmë pa ndalë derisa Qeveria e R. Maqedonisë legalisht dhe institucionalisht të njohë dhe praktikojë të drejtat politike, qytetare, kulturore dhe socio ekonomike të Shqiptarëve të Maqedonisë e sidomos të Kumanovës. (Keshilli inicues: Orhan Sherifi, Fatmir Zimberi, Musa Isufi, Mendim Murtezi, Sefedin Shabani, Mirsad Abazi)

Address

“Kirili Dhe Metodi”, Pa Numër
Kumanovo
1300

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Teatri i Kumanovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share