05/07/2026
Bamirësia na bashkon! 🤍⚽
Sot, xhamia jonë, e udhëhequr nga hoxhë Fatos Ismajli, së bashku me rininë tonë, mori pjesë në turneun humanitar të organizuar nga Qendra Islame Shqiptare Karlsruhe. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte mbledhja e fondeve për Shoqatën Humanitare "Jetimat e Ballkanit".
Falë angazhimit, disiplinës dhe frymës së ekipit, arritëm deri në finale, duke zhvilluar ndeshje të mira me lojë të pastër, respekt dhe korrektësi. Për ne, suksesi më i madh ishte të ishim pjesë e një aktiviteti që i shërben një kauze kaq fisnike.
Falënderojmë nga zemra Qendrën Islame Shqiptare Karlsruhe për mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin shembullor të këtij turneu. Një falënderim i veçantë shkon për kryetarin e xhamisë, hoxhë Muhamet Havolli, si dhe për imamin, hoxhë Gazmend Bajraktari, për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore që na rezervuan.
Mirënjohje të veçantë shprehim edhe për udhëheqësin e turneut, vëllaun Edon Vatovci, i cili me profesionalizmin, përkushtimin dhe organizimin e tij bëri që turneu të zhvillohej në mënyrë të shkëlqyer. Falë punës së tij, përcjellja e rezultateve dhe e gjithë ecurisë së turneut përmes telefonave ishte shumë e lehtë dhe profesionale.
Në fund, falënderojmë të gjithë djemtë e ekipit tonë, të cilët dhanë maksimumin në çdo ndeshje dhe e përfaqësuan xhaminë tonë me dinjitet, përkushtim dhe sjellje shembullore.
Allahu e pranoftë kontributin e të gjithëve, i shpërbleftë organizatorët, pjesëmarrësit dhe çdo bamirës që ndihmoi në këtë vepër të mirë. Amin.