Shoqata Patriotike Çameria Dega Vlore

Shoqata Patriotike Çameria Dega Vlore Sali Nuredini është zgjedhur kryetar i ri i Shoqatës Patriotike "Çameria", Dega Vlorë

2026

cel 0692520200

Shoqata Patriotike "Çamëria" , dega Vlorë , e ftuar nga Shoqata e Poetëve dhe Shkrimtarëve "Petro Marko"Vlorë ,  mori pj...
24/04/2026

Shoqata Patriotike "Çamëria" , dega Vlorë , e ftuar nga Shoqata e Poetëve dhe Shkrimtarëve "Petro Marko"Vlorë , mori pjesë në promovimin e vëllimit poetik "Lotët - fjalë që duhen shkruar " të autorit Kozma
Billa .
Me këtë rast , autorin e përshëndetën dhe e uruan miq e dashamirës të tij. Në këtë
ceremoni autori u vlerësua me "Mirënjohje e qytetit të Vlorës ".
I urojmë autorit
shëndet të mirë , jetë të gjatë e krijimtari të begatë.
Nga Kryesia e Shoqatës "Çamëria"

Shoqata Patriotike "Çamëria " dega Vlorë shpreh ngushëllimet për patriotin tonë Fatmir Shero, per këtë humbje të rëndë d...
22/04/2026

Shoqata Patriotike "Çamëria " dega Vlorë shpreh ngushëllimet për patriotin tonë Fatmir Shero, per këtë humbje të rëndë dhe të parakohshme.
Në keto momente të vështira jemi pranë familjes me dhimbje dhe respekt të madh.
Qoftë i paharuar.
Me respekt.
Kryesia e Shoqatës Patriotike "Çamëria" Vlorë.

VLORA NDERON BIJTË E ÇAMËRISË: PROMOVOHEN DY VEPRA TË RËNDËSISHME LETRAREShoqata Patriotike “Çamëria”, Dega Vlorë, organ...
18/04/2026

VLORA NDERON BIJTË E ÇAMËRISË: PROMOVOHEN DY
VEPRA TË RËNDËSISHME LETRARE

Shoqata Patriotike “Çamëria”, Dega Vlorë, organizon një ngjarje të veçantë kulturore dedikuar kujtesës historike dhe krijimtarisë letrare çame.

Në fokus të këtij takimi do të jenë dy botime që lartësojnë figurën e poetit disident Bilal Xhaferri dhe kontributin e autorit bashkëkohor Namik Selmani.

Nderim për "Martirin e Demokracisë"
Aktiviteti do të nisë me prezantimin e librit “Kujtesa e blertë”, një vepër kushtuar figurës emblematike të letërsisë dhe qëndresës, Bilal Xhaferrit.

Poeti, i vlerësuar me titujt e lartë “Nderi i Kombit” dhe “Martir i Demokracisë”, mbetet një simbol i paepur i zërit çam dhe i fjalës së lirë kundër diktaturës.

Antologjia e Mallit dhe Ëndrrës
Më tej, vëmendja do të zhvendoset te krijimtaria e autorit Namik Selmani, anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Antologjia e tij vetjake, e titulluar

“Çamëria, bisk i ëndrrës”, vjen si një dëshmi poetike dhe shpirtërore e lidhjes së pashkëputur me trojet amtare.

Shoqata Patriotike “Çamëria”, dega Vlorë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të piktorit të shquar ...
15/04/2026

Shoqata Patriotike “Çamëria”, dega Vlorë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të piktorit të shquar Skënder Kamberi.

Vlora humbi një bir të çmuar, ndërsa Shqipëria një artist të rrallë, që me veprat e tij la gjurmë të pashlyeshme në kulturën tonë.

Ngushëllime familjes dhe të afërmve.
Qoftë i paharruar kujtimi i tij.

Shoqata Patriotike “Çamëria”Dega VlorëNjoftim për promovim librashShoqata Patriotike “Çameria,, dega Vlorë  njofton gjit...
14/04/2026

Shoqata Patriotike “Çamëria”
Dega Vlorë

Njoftim për promovim librash

Shoqata Patriotike “Çameria,, dega Vlorë njofton gjithë anëtarët e saj, patriotët çamë, dashamirësit dhe artdashësit. se në datën 18 prill 2026, ditën e shtunë, ora 18 organizon në sallën e Pallatit të Kulturës "Labëria" Vlorë , promovimin e librit “Kujtesa e blertë" kushtuar poetit disident çam “ Nderi i Kombit” dhe “ Martir i Demokracisë” Bilal Xhaferi dhe të antologjisë vetjake “Çamëria, bisk i ëndrrës” të autorit çam, anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë Namik Selmani
Pjesëmarrja juaj na nderon.

Për kryesinë e Degës së Shoqatës

Sali Nuredini

KONISPOLI DHE FSHATRAT PËRRETH  HAPËN DYERT PËR VËLLËZËRIT CAMËNjë konflikt i zakonshëm apo banal u shfrytëzua nga xhand...
11/04/2026

KONISPOLI DHE FSHATRAT PËRRETH HAPËN DYERT PËR VËLLËZËRIT CAMË

Një konflikt i zakonshëm apo banal u shfrytëzua nga xhandërmaria e Qeveria greke dhe u amplifikua prej tyre në tërë trevën e Camërisë si konflikt midis camërve myslimanë e camërve ortodoks dhe popullatave greke që kufizojnë me ta. Ky ishte një konflikt i paqenë asnjeherë, as i popullsisë came si ajo muhamedane edhe asaj ortodokse (midis tyre kishin miqësira të hershme dhe bashkëpunime e bashkeadministrime të pasurive e trojeve, por edhe me popullsinë greke me të cilën kufizonin kishin marrëdhënie të mira fqinjësie), asnjëherë nuk kishin pasur konflikte e ngatërresa mes tyre. Si rezultat i veprimeve, i ndërhyrjes së xhandërmarisë me kreun e saj Napolon Zerva, konflikti u thellua, u ashpërsua edhe më shumë. Zerva me xhandarët e tij ushtroi dhunë në cdo familje came, ushtroi presion ndaj burrave dhe grave, nuk kurseu as fëmijët. Ky presion e kjo dhunë erdhi duke u shtuar nga viti 1944 - 1945, që detyroi dhunshëm familje të tëra came të linin shtëpitë, të linin pronat, mallin e gjënë në vlera të pallogritshme financiare e materiale dhe të merrnin rrugën si refugjatë për në krahinat e qytetet brenda shtetit shqiptar.

Shumë të moshuar nga 75 e deri në 85 vjec aty nga viti 1974-75, por edhe më herët, në vazhdimësi rrëfejnë me llahtari e zemërim reprezaljet, genocidin e pashoq të Zervës gjakatar e të pashpirt si dhe të ekipeve të tij, astonomëve e xhandarmërisë të cilët vranë burra, dhunuan gra, nuse e vajza të reja, deri edhe fëmijët. Tregonin si pushkatonin pa asnjë shkak burrin, nënën, dhunonin e turperonin gratë e nuset, “u hidhnin macet në tumane, dhe vrisnin fëmijët, i hidhnin në zjarr, në furrë jahot brenda në flakët e shtëpisë, kam parë, ja me këta si që mirrën foshnjën nga prëhëri i nanës, i funë trikulin edhe e hodh’ në furrë’ - tregon Hazis Mullaj nga Vërva, më 1974 ishte 85vjec.

​Shumë familje came fillimisht u ngulën në fshatrat e Konispolit, për pak kohë, pasi mendonin se gjendja do të normalizohej e do të ktheheshin përsëri në vatrat e tyre, por edhe për faktin që propaganda demogogjike e zervistëve dhe e Qeversë greke në atë kohë mashtroi duke u bërë thirrje të ktheheshin, por që me pabesi i masakroi rreth 280 burra gra dhe fëmijë në Filat. Mjaft familje që në krye të herës vazhduan më tej në qyetet e fshatra më në thellësi si Sarandë, Delvinë, Vlorë, Fier, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Elbasn, Cërrrik, Tiranë, etj.

Nga mjaft familje që u strehuan në Konispol e në fshatrat përreth, më pas u larguan disa dhe u bashkuan me të afërm të tyre nëpër qendra të banuara në thellësi të vendit. Mund të themi se kaluan në Konispol, në Qafë Botë apo nëpërmet Qafës së Likojanit në Vasilikua e në Kllogjer, ku dhe ndaluan e pushuan për pak ditë, pasi atje kishte ujë, por që uji u kthye në varr për dhjetra e dhjetra fëmjë të vegjël. Këto familje u zhvedosën në Ksamil, vend pa ujë, thatësirë dynjaja, pyll, shpeza, derra të egër e gjarpërinj, e më tej në Sarandë, Vlorë e gjetkë.

Në Konispol qëndruan dhjetra familje, numërohen rreth 20-25 familje trung, pasi më pas me zhvillimet demografike u dy e trefishuan. Kështu kemi fise të mëdha si Bejkot, Hoxhanjt, Zejnelajt, etj. Në vërvë qëndruan pak familje si Caparajt, Në Shalës qëndruan fillimisht shumë familje, rreth 12-13 familje trung, që më vonë u zhvendosën, sot janë dy e trefishuar. Tregonte Refije Mucaj më 1974 ishte 71 vjec “ në fillim erdh nek ne familja e Shaban Hoxhës me pak plashk’ edhe ca dhën që mundën t’i mirrën atejza. U lamë këtë manxaton ( dhomë e poshtme me dhe). Këtu flin’ të gjithë. Bashkë hajm’ e pijm’… Po z’dëjn shumë e ingërr në Konispol. Atje kishn lakan’ e turej” Në Shalës qëndruan familja e Remzi Tahirit, e Aqif Tahirit, e Murtezan Tahirit, familja e Nezir Domerit dhe Xhafer Domerit, familja e Hasan Caparit, familja e Murat Camit nga Dramsi, etj.

Edhe në Markat erdhën disa familje si Bejkot që janë edhe sot. Rrëfen Mine Munga nga Markati 86 vjec më 1974: “ u kam bën në Filat di vjet, me pas erdha kutu. I kesh patur kutu camërit u, xhixhua im ga Paramithia. Ne kathe të njëte do keshëm miq. Pa kur u bë prrishle madhe erdh këtejza ata e ingërr. Më lan një djal sumur. Me di vashast që kesh i bij izmet atit. “I mjeri u me nanuce - thosh, do vdes në Markat”. -Jo, do bënec mirë e pa do ikic- i thoshinj u. I bij ismet, i hedhinj kupat, e ushqenj…”. Në Ninat po ashtu familja e Harun Mecos (Dine), etj., por edhe në Janjar qëndruan disa familja si Sulejmanejt, familja Halimi, etj. Në Ciflik qëndruan familja Gjinika, Rexhepi, Meto Kaso e Selaman Kaso, Qamil Isufi, etj.

Këto familje u integruan mjaft mirë , bashkëpunuan e bashkëjetuan me vëllezrit e tyre konispolat, shalësjot, vërvjot markaqot, ninaqot, janjarjot. Punonin në sektorë të ndryshëm si bujqësi, blegtori, pemëtari, perimtari etj. Një pjesë e tyre mbarështruan dhentë, dhitë si edhe në fshtarat nga kishin ardhur. Fëmijët e tyre vazhduan shkollimin, arsimimin dhe u përgatitën si kuadro të aftë, ushtruan profesione të ndryshme si agronomë, ekomomistë, mësues, oficerë, mjek apo infermjrë, shërbyen krah për krah me banorët vendës dhe shumë shpejt u njësuan me vendësit konispolat, shalësjot, vërvjot, markaqot, ninaqot, cifliqot etj.

​​​​​​Fatmir Mucaj

Anëtar i Kryesisë së Shoqatës Atdhetare Camëria

​​​VLORË

Shoqata Patriotike "Çamëria" Vlorë uron gjith besimtarët Katolik gezuar Pashkët.
05/04/2026

Shoqata Patriotike "Çamëria" Vlorë uron gjith besimtarët Katolik gezuar Pashkët.

NJOFTIMThirrje për kontribut në pasurimin e BibliotekësNë kuadër të ngritjes së bibliotekës pranë zyrës së Shoqatës Patr...
03/04/2026

NJOFTIM

Thirrje për kontribut në pasurimin e Bibliotekës

Në kuadër të ngritjes së bibliotekës pranë zyrës së Shoqatës Patriotike "ÇAMËRIA", dega Vlorë, ftojmë të gjithë anëtarët, krijuesit dhe dashamirësit që dëshirojnë të kontribuojnë në pasurimin e saj.
Mirëpresim dhurime të librave të ndryshëm, me fokus të veçantë botimet historike për Shqipërinë dhe trevat e Çamërisë.
Me respekt,
Kryesia e Shoqatës Patriotike "Çamëria", dega Vlorë.

EKSKLUZIVE/ Toka që "kërkon të Zotin": Bashkia e Filatit nxjerr në tender pronat e çamëve, dokumenti që zbulon emrin e V...
30/03/2026

EKSKLUZIVE/ Toka që "kërkon të Zotin":

Bashkia e Filatit nxjerr në tender pronat e çamëve, dokumenti që zbulon emrin e Veip Sulejmanit
Një dëshmi tronditëse vjen nga zona e Mushatit të Lopsit, në Çamëri, ku e vërteta e pronave shqiptare po sfidon kohën dhe reformat e dikurshme. Edhe pse kanë kaluar dekada nga pseudoreforma e vitit 1961, arkivat dhe njoftimet zyrtare të Bashkisë së Filatit nuk e fshijnë dot historinë.
Në zonën ku derdhet lumi Kalama, pas malit të Mashinicës, shtrihen kullotat e përbashkëta të Mushatit të Lopsit. Sot, ky territor është kthyer në një rezervat natyror, por prapa bukurisë së egër fshihet një problem i mprehtë pronësie. Çdo vit, gjatë muajve dhjetor dhe janar, Bashkia e Filatit nxjerr në tender parcela tokash për kullotje, por me një detaj që bën diferencën: Emri i pronarit nuk ka ndryshuar.
Sipas njoftimit zyrtar të Bashkisë: “Jepet me qira toka në Mushat e Lopsit, në kuadratin 143, me pronar Veip Sulejmani, qytetar me nënshtetësi greke dhe kombësi shqiptare”.
Ky rast tregon se pavarësisht tentativave për tjetërsim, toka "vazhdon të kërkojë të zotin" dhe dokumentet greke e njohin zyrtarisht origjinën e pronës. Ky lajm vjen si një thirrje për vëmendje ndaj kauzës çame dhe të drejtave të patjetërsueshme mbi truallin prindëror.

Kryetari i Shoqatës Çamëria, dega Vlorë, Sali Nuredini, ishte i ftuar në promovimin e shkrimtarit dhe publicistit  A***n...
27/03/2026

Kryetari i Shoqatës Çamëria, dega Vlorë, Sali Nuredini, ishte i ftuar në promovimin e shkrimtarit dhe publicistit A***n Galdini, ku u prezantua libri “Neoshqiptarizmi”.
Kjo ftesë nuk ishte rastësi, pasi ky libër trajton një nga temat më të rëndësishme kombëtare: dhe çështjes çame. Përmes analizave dhe vizionit të tij, autori sjell një qasje të re dhe të thelluar mbi këtë çështje të ndjeshme dhe me rëndësi të veçantë për kombin shqiptar.
Shoqata Çamëria, dega Vlorë, fton të gjithë patriotët çamë dhe jo vetëm, që ta lexojnë këtë libër me vlera të veçanta.
Gjithashtu, ju bëjmë me dije se libri “Neoshqiptarizmi” tashmë do të jetë pjesë e bibliotekës së Shoqatës Çamëria, dega Vlorë.

Sot më dt 26- 03- 2026 mbledhja e radhës  së Shoqatës Patriotike "ÇAMËRIA" dega vlorë, u propozua kalendari 9 mujor i ak...
26/03/2026

Sot më dt 26- 03- 2026 mbledhja e radhës së Shoqatës Patriotike "ÇAMËRIA" dega vlorë, u propozua kalendari 9 mujor i aktiviteteve të shoqatës. Dhe të nisi puna e regjistrimit te popullatës Çame, në baz rajonesh e Komunash..
Zyra e shoqatës Patriotike "Çamëria" dega Vlorë do të jetë e kapur çdo ditë nga ora 17.00 deri në orën 20.00.

TE DHENA PER NDARJEN ADMINISTRATIVE TE TREVES SE CAMERISE (Sipas Sami Frasherit)Në veprëne tij “Enciklopedia historike d...
24/03/2026

TE DHENA PER NDARJEN ADMINISTRATIVE TE TREVES SE CAMERISE
(Sipas Sami Frasherit)
Në veprëne tij “Enciklopedia historike dhe gjeografike” , botuar në vitin 1900, Sami Frashëri i
jep një vend të vecantë përshkrimit të botës shqiptare në kufijtë e saj etnik, duke iu referuar historisë së
vjetër. Sipas kësaj vepre enciklopedike treva e Camërisë ishte e përfshirë në dy sanxhaqe të Vilajetit të
Janinës: Sanxhaku i Janinës dhe Sanxhaku i Prevezës. Në fund të shek. XIX Camëria kishte 305 vëndbanime dhe popullsia e kësaj treve arrinte në rreth
150 mijë banorë, nga të cilët 38% rezultojnë banorë në vendbanimet urbane.
Njësitë administrative dhe qytetet kryesore të Camërisë në fillim të shek XX ishin:
Kazaja e Filatit. Kjo kaza në veri kufizohej me Sanxhakun e Gjirokastrës, në lindje me kazanë e
Janinës, në jug me Sanxhakun e Prevezës , kurse në perëndim kishte dalje në Detin Jon. Kazaja përbëhej
nga 68 fshatra dhe kishte një popullsi prej 24.179 banorë. Kryeqendra e kazasë ishte qyteti i Filatit, i cili
në fund të shek. XIX kishte 2000 shtëpi dhe 5000 banorë, pothuajse të gjithë myslimanë. Martin Lik,
studiues anglez shkruante se “ me përjashtim të një numri fare të vogël artizanësh e bakejsh të
krishterë Filati banohej tërësisht prej shqiptarësh myslimanë”. Filati përbëhëj nga këto lagje: Dematë,
Sejkatë Gjilatë, Kasimatë, Sarandatë, Zejnelatë, Xhafot, etj.
Kazaja e Ajdonatit(Paramithisë) shtrihej në juglindje të Camërisë dhe varej nga Sanxhaku i
Janinës. Kazaja kishte 64 fshatra nga të cilët 40 shtriheshin në veri të qytetit të Ajdonatit dhe 24 në jug
të tij. Një popullsi prej 16.000 banorësh, shumica shqiprarë dhe gjysma myslimanë. Qendra kryesore
urbane e kazasë ishte qyteti i Ajdonatit (Paramithia). Në qender të qytetit ndodhen rrënojat e qytetit
antik Uria. Në Paramithi cdo vit organizohet panairi tregtar “Labova” që ishte themeluar që në kohën e
Justinianit të Madh.
Nahija e Sulit. Shtrihej në juglindje të kazasë së Paramithisë dhe ishte në juridiksinonin e saj.
Suli ndodhet në zemër të Malësisë së Camërisë me fshatart Suli, Samonika, Qafa, Avariko, Mamako,
Papazafiri e Zavruko, ku banonin rreth 450 familje të besimit të krishterë. Vecoritë gjuhësore, zakonet e
traditat folklorike të tyre janë të njëjta me ato të Camërisë. Në vitin 1506 Perandoria bëri një regjistrim
të përgjithshëm të tokave shqiptare. Në Malësinë e Sulit nuk u vendos prona shtetërore dhe ajo u
përfshi në krahinat e vetqeverisura me organizim autonomi. Përfaqësuesi i shtetit osman mbante titullin
Kapedan.Viset malore të Sulit kanë patur “Kanunin e Papa Zhulit” shumë i ngjashëm me “Kanunin e
Labërisë”. Suli ka qene vatër e qëndresës shqiptare antiosmane. Pas konfliktit të ashpër më Ali Pashë
Tepelenën, malësia e Sulit e humbi autonominë. Në Revolucionin grek për pavarësi suljotët dhanë
kontribut të madh, ku u shqua Marko Bocari, Foto Xhavella, etj.
Sanxhaku i Prevezës. Ky sanxhak shtrihej në pjësën jugore të gjeohapësirës së Camërisë dhe
ishte më i vogli ndër katër sanxhaqet e tjerë që formonin Vilajetin e Janinës. Në lindje si kufi natyror dhe
etnik me Greqinë ishte lumi i Artës (Araktos). Popullsia e sanxhakut llogaritej rreth 55.000 banorë
shumica myslimanë, ndërsa një pjesë e popullsisë ishin të krishterë.. Sanxhaku përbëhej nga tri kaza
(Preveza, Lorosi dhe Margëllëci) dhe dy nahije ( Parga dhe Xhemernik).
Kazaja e Prevezës. Shtrihej në skajin jugor të Sanxhakut. Në veri kufizohej me kazanë e
Margllicit, në verilindje me Kazanë e Lorosit, në perëndin lagej nga ujrat e Detit Jon dhe në jug nga gjiri i
[24/03, 8:22 pm] Sali Nuredin: Artës (Prevezë). Kazaja kishte 38 fshatra me një popullsi prej 13.000 banorës. Qendra administrative e
kazasë dhe e gjithë sanxhakut ishte qyteti i Prevezës. Qyteti kishte dy xhami, njëra e ndërtuar nga Ali
Pasha dhe tjetra nga Abedin Bej Dinua. Më 1878 Preveza u bë një nga qendrat kryesore të Lidhjes
Shqiptare të Prizërenit.
Kazaja e Margllicit. Kjo kaza bashkë me kazanë e Pargës e të Fanarit kishte 71 fshatra me një
popullsi afër 25.000 banorë. Qendra administrative e kazasë ishte qyteti i Margllëcit, i cili shtrihet rrëzë
Malit të Bozhurit. Ne vitin 1815 qyeteti i Margllëcit kishte 10.000 banorë. Gjatë shek. XIX si rrjedhojë e
sëmundjeve dhe epidemisë së kolerës, popullsia u reduktua deri në 3000 banorë. Pjesa më e madhe e
popullsisë ishin të besimit mysliman e të krishterë.
Nahija e Pargës. Nahija e Pargës ishtë njësi administrative që varej nga Kazaja e Margëllicit. Në
fillim të shek XIX kishte rreth 400 shtëpi të banuara dhe rreth 400 të tjera në rrethinat e saj. Në vitin
1401 Parga ra nën sundimin e Venetikut deri më në vitin 1797. Pas këtyre kaloi nën sundimin e Francës
deri më 1814. Më vonë e pushtuan anglezët të cilët ia dorëzuan Ali Pashës më 1819. Më 1820 turqit ia
morën Ali pashës. Pjesa më e madhe e banorëve migruan në Ishujt e Detit Jon. Në fillim të shek XIX.
Parga kishte rreth 8000 banorë shqiptarë të të dy besimeve.
Fatmir Mucaj
Anëtar i Kryesisë së Shoqatës Atdhetare Camëria
VLORË

Address

Vlorë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Patriotike Çameria Dega Vlore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share