Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar

Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar, Festival, Tirana.

26/08/2026

🎬 Pjesë nga intervista me drejtorin artistik të Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar Ilir Butka

🎙️ Intervistën e plotë mund ta ndiqni në kanalin YouTube të Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar.

🔗https://youtu.be/T6iTPykkzZw?si=kJ6sDscFPlawEUdk

🎬 Rubrika “Në Fokus”📍 Në konkurrim zyrtarKategoria e filmit të shkurtër🎞️ PLUHURI I KUQ (RED MUD)Regjisore: Evi Gjoni🎞️ ...
26/08/2026

🎬 Rubrika “Në Fokus”

📍 Në konkurrim zyrtar
Kategoria e filmit të shkurtër

🎞️ PLUHURI I KUQ (RED MUD)
Regjisore: Evi Gjoni

🎞️ Ne konkurim për çmimin e Akademisë dhe të Publikut
“ÇARÇAFET” (SHEETS)
Regjisore: Evi Gjoni

Evi Gjoni është regjisore dhe skenariste e lindur në Tiranë, Shqipëri. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në degën Regji Filmi dhe Televizioni në Universitetin e Arteve në Tiranë (2012–2017), gjatë së cilës ka qenë e angazhuar në një sërë produksionesh kinematografike dhe televizive, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, si asistente regjie dhe script supervisor.

Ajo është autore dhe regjisore e dy filmave të shkurtër, “Sheets” dhe “Red Mud”, të dy të realizuar me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Filmi i saj debutues, “Sheets”, pati premierën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Trieste në vitin 2023, ku u vlerësua me Çmimin e Publikut dhe Jury Special Mention, duke fituar më pas gjithsej dhjetë çmime ndërkombëtare.

Në vitin 2025, Evi Gjoni ka marrë pjesë në Sarajevo Talents Script Station dhe MIDPOINT Institute Writer’s Room.

Aktualisht, ajo është duke zhvilluar projektin e saj të parë të filmit të gjatë, “Dita e Valentinit”, i cili është mbështetur për zhvillim nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

🎬 Rubrika “Në Fokus”📍 Në konkurrim zyrtarKategoria e filmit të shkurtër🎞️ GËZUAR VITIN E RI 1982Regjisor: Sokol KerajSok...
25/08/2026

🎬 Rubrika “Në Fokus”

📍 Në konkurrim zyrtar
Kategoria e filmit të shkurtër

🎞️ GËZUAR VITIN E RI 1982
Regjisor: Sokol Keraj

Sokol Keraj është kineast me kontribute si regjisor, skenarist, producent, drejtor fotografie dhe montazhier. Ka studiuar Regji Filmi dhe Master në Estetikën e Filmit në UNATC „I. L. Caragiale” në Bukuresht, ndërsa ka ndjekur studimet e doktoraturës në Medienwissenschaft në Universitetin e Bayreuth-it në Gjermani.
Filmat e tij përfshijnë “Dita e fundit e Loro Shestanit” (2012), fitues i Çmimit të Publikut në DokuFest dhe çmimit për Filmin e Shkurtër më të Mirë në Festivalin e Filmit Shqiptar, i cili u shfaq në më shumë se 20 festivale ndërkombëtare, përfshirë Festivali Botëror i Filmit në Montreal, Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Bogota dhe Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër në Drama.
Në vitin 2018 realizoi “Sábado”, i përzgjedhur në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër “IN THE PALACE” (Oscar qualifying), ndërsa në vitin 2021 realizoi “Gëzuar Vitin e Ri 1982”, i përzgjedhur ndër të tjera në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Bogota (BOGOSHORTS), CINEMED-Montpellier dhe Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë.
Si bashkëproducent, drejtor fotografie dhe montazhier, ka punuar në filmat “Felipe” (2018), me regji të Luis Ramos, “Kristo” (2018) dhe “Los Malditos”, me regji të Camilo Barrera.

Së fundmi ka punuar si drejtor fotografie, konsulent skenari dhe konsulent artistik në filmin e shkurtër “Someday a Child” (2026), nga Marie-Rose Osta, fitues i “Ariut të Artë” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin. Filmi i tij më i ri, “Sofia nga Jugosllavia” (2026), është aktualisht në proces distribucioni.
Gjatë karrierës së tij ka bashkëpunuar gjithashtu me regjisorët rumunë Cristi Mungiu, Cristi Puiu dhe Lucian Pintilie. Me filmin “Diabolique III” (1999), pjesë e programit të paraqitur nga një shkollë filmi, ka qenë i pranishëm në Festivalet e Filmit në Mynih, Karlovy Vary dhe Brno.
Aktualisht punon si profesor i filmit në Politecnico Grancolombiano në Bogota, Kolumbi, ku drejton edhe Muestra Audiovisual Internacional “Cortos que van pa’largo, pilotos que van pal’ aire”.

24/08/2026
🎬 Rubrika “Retrospektivë” 📍 Disa nga fituesit e Festivalit të Nëntë të Filmit Artistik Shqiptar 🏆 Kupat e festivalit: Ba...
24/08/2026

🎬 Rubrika “Retrospektivë”
 
📍 Disa nga fituesit e Festivalit të Nëntë të Filmit Artistik Shqiptar
 
🏆 Kupat e festivalit:
 
Balada e Kurbinit
Regjisor: Kujtim Çashku. Skenarist: Vath Koreshi. Kompozitor: Feim Ibrahimi. Drejtorë fotografie: Spartak Papadhimitri, Leonard Qëndro. Piktor filmi: Namik Prizreni.
 
🏆 Rajmonda Bulku
 
🏆 Bujar Lako
 
Çmime të para:
 
🏆 Dhimitër Anagnosti
 
🏆 Spartak Papadhimtri, Leonard Qëndro
 
🏆 Namik Prizreni
 
🏆 Feim Ibrahimi
 
Çmime të dyta:
 
🏆 Kujtim Çashku
 
🏆 Eva Alikaj
 
Çmime të treta:
 
🏆 Esat Musliu
 
🏆 Marjeta Ljarja

24/08/2026

Regjisorja Suela Bako sjell përshëndetjen e saj për Edicionin e 14-të të Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar 🎬🇦🇱👋

🗓️ 3-12 Shtator

24/08/2026

📍Në konkurrim zyrtar
Kategoria e filmit të shkurtër:
KADILLAK DHE MANAFERRA, Suela Bako

Shihni trailerin dhe për më shumë rreth filmit, vizitoni faqen web të festivalit.

🌐 https://festivalifilmitshqiptar.al

🎬 Rubrika “Në fokus”📍 Në konkurrim zyrtar: Kategoria e filmit të shkurtërKADILLAK DHE MANAFERRA, Suela Bako Kategoria e ...
24/08/2026

🎬 Rubrika “Në fokus”

📍 Në konkurrim zyrtar:
Kategoria e filmit të shkurtër
KADILLAK DHE MANAFERRA, Suela Bako
Kategoria e filmit dokumentar
DRITË, Suela Bako, Yllka Gjollesha

📍 Ne konkurrim për Çmimin e Akademisë dhe të Publikut:
Kategoria e filmit të shkurtër
KADILLAK DHE MANAFERRA, Suela Bako
EMRI IM ESHTE SONILA, Suela Bako
Kategoria e filmit dokumentar:
DRITË, Suela Bako, Yllka Gjollesha

Suela Bako ka lindur në Tiranë. Ajo është diplomuar në degën Aktrim në Akademinë e Arteve, në vitin 1999. Pas një përvoje pune mbi 13-vjeçare në televizion, kryen studimet në Master për Regji Filmi dhe TV, në Universitetin e Arteve, ku dhe diplomohet në vitin 2014.Prej këtij viti ka realizuar disa filma të shkurtër dhe dokumentarë si regjisore dhe skenariste. Veprat e saj janë shfaqur dhe vlerësuar në disa festivale të rëndësishme si Festivali i Filmit Dokumentar në Selanik, Festivali i Filmit në Krakovë, Festivali i Filmit në Bruksel etj.
Suela Bako ka debutuar si regjisore teatri në 2018. Si aktore, ajo numëron disa role dhe është vlerësuar me çmime në film dhe teatër. Ajo është fituese e çmimit Aktorja më e Mirë në Festivalin e Filmit në Nashville, USA, 2017.Prej 12 vjetësh është aktore residente në Teatrin Aleksandër Moisiu dhe prej 2020 është asistent lektore në departamentin e Regjisë së Filmit dhe TV, në Universitetin e Arteve.Suela Bako është bashkëthemeluese e Z-Studio, Albanian Casting Agency dhe është angazhuar si drejtore kastingu në disa produksionie.

“NE TË TREJA”, projekti i saj i parë për film të gjatë si regjisore autore, ka fituar çmimin e madh në DotOnTheMap, Ditët e Filmit në Qipro, 2020, si dhe Best Pitch në Balkan Film Market 2025.
🎓 EDUKIMI
2024 – Fillon studimet në PhD, me temë “Kinemaja shqiptare për fëmijë”, Universiteti i Arteve, Tiranë
2011–2013 – Studime Master në Regji Filmi dhe Televizioni, Universiteti i Arteve, Tiranë
1995–1999 – Studime të plota, Dega Aktrim, Fakulteti i Artit Skenik, Akademia e Arteve, Tiranë

🎬 REGJISORE NË FILM

2026 – “NE TË TREJA”, filmi i parë i gjatë, në preproduction, financuar nga QKK, Qendra Kombëtare e Kinematografisë Shqipëri, bashkëfinancuar nga QKK, Qendra Kinematografike e Kosovës, prodhimi EraFilm Production, producente Sabina Kodra.
2026 – “TEUTA, mbretëresha e deteve”, metrazh i shkurtër historik, independent.
2023 – “PIRRO DHE ANTIGONA”, metrazh i shkurtër historik, independent.
2021 – “TE DALËSH MBI DHUNËN”, dokumentar, AWA, me mbështetjen e Ambasadës së SHBA.
2021 – “KADILLAK DHE MANAFERRA”, metrazh i shkurtër, 90 Production, financuar nga QKK, pjesëmarrës në 25th Brussels Short Film Festival, Belgium (2022).
2020 – “EMRI IM ËSHTË SONILA”, metrazh i shkurtër, EraFilm Production, financuar nga QKK, pjesëmarrës në 60th Krakow Film Festival, Poland (2020).
2018 – “DRITË”, dokumentar, AR Production, me mbështetjen e Ambasadës SHBA, financuar nga QKK, pjesëmarrës në 20th Thessaloniki Documentary Film Festival, Greece (2018).
2015 – “MËNGË KËMISHE”, metrazh i shkurtër, EraFilm Production, financuar nga QKK.
2014 – “DARKA”, metrazh i shkurtër, Diplomë e Masterit në Regji Filmi dhe TV, pjesëmarrës në disa festivale ndërkombëtare.

🏆 ÇMIME NË FILM

“DARKA”

* Çmimi Filmi më i Mirë / Aktorja më e Mirë, në 3rd Gjakova Film Festival, Kosovë (2014)
* Çmimi inkurajues për fillim premtues në karrierë filmike, në DEA Film Festival, Shqipëri (2014)
* Çmimi Filmi më i Mirë, në 4th Balkan Film Food Festival, Shqipëri (2014)
* Çmimi inkurajues për adaptimin më të mirë të karaktereve, në 3rd Albanian Film Week, USA (2014)

“DRITË”

* Çmimi Best Cinematography, Honorable Mention në 8th Queens World Film Festival, USA (2018)
* Çmimi Dokumentari më i Mirë, në 6th DEA Film Festival, Shqipëri (2019)
* Çmimi Dokumentari më i Mirë, në Noli Film Festival, USA (2023)

“KADILLAK DHE MANAFERRA”

* Çmimi Special Mention, në 11th Short of the Year Festival, Spanjë (2022)
* Çmimi Special Mention në 12th Balkan Film Food Festival, Shqipëri (2022)
* Çmimi Regjia më e Mirë, në Dropull International Film Festival, Shqipëri (2023)
“NE TË TREJA”

* Çmimi Projekti më i Mirë në DotOnTheMap, Qipro (2020)
* Best Pitch në Balkan Film Market, 2025

🏅 NOMINIME

“EMRI IM ËSHTË SONILA” – nominuar për çmimin e regjisorit më të mirë, Golden Dragon Nomine, në Edicionin e 60-të, Krakow Film Festival, 2020.

🎥 DREJTORE CASTINGU

2025 – “SUBURRAMAXIMA”, casting për rolet shqipfolëse.
2023 – “PIKË UJI”, regjisor Robert Budina, EraFilm Production.
2022 – “EUROPA”, regjisore Sudabeh Mortezai, Fratella Filmproduktion.
2021 – “NJI PREJ NESH”, regjisor Ergys Meta, EraFilm Production.
2021 – “KATRORI I PUSHTETIT”, TV series, regjisor Robert Budina, EraFilm Production.

🎭 REGJISORE NË TEATËR

2025 – “Gruaja në sirtar”, nga Anisa Markarian, Teatri Aleksandër Moisiu.
2021 – “Hektomeroni”, nga Bokacio, Teatri Kombëtar “Marin Corescu”, Rumani.
2018 – “Tri gra dhe Misugi”, nga Yasushi Inoue, bashkëpunim me Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
2022–2025 – Regjisore në disa prodhime teatrore të pavaruara për të rinj.

🎬 AKTORE NË FILM

2026 – ZANA – “Jerëm”, skenar/regji Ismet Sijarina, Kosovë.
2025 – DJEVRIJA – “Fantasy”, skenar/regji Katarina Resek Kukla, December Company, Slloveni.
2025 – EDA – “Lady D”, skenar/regji Fatmir Koci.
2025 – LINDITA – “ADN”, skenar Elona Hyseni, regjisor L. Kaja.
2024 – YLLKA – “Luna Park”, skenar/regji Florenc Papas.
2022 – FATMA – “Katrori i Pushtetit”, TV serial, skenar/regji Robert Budina.
2018 – LIRIA – “Streha mes Reve”, skenar/regji Robert Budina.
2017 – SHPRESA – “Bloodlands”, skenar/regji Steven Castrissios, Castel Films (lead).
2016 – GRUAJA – “Krom”, skenar/regji Bujar Alimani.
2014 – MAJLINDA PRIFTI – “Bota”, skenar/regji Iris Elezi, Tomas Logoreci.
2012 – BONA – “Agon”, skenar/regji Robert Budina.

🎞️ AKTORE NË FILMA TË SHKURTËR

2024 – LINDITA – “Një histori e patreguar”, S. Hoxha (Lead).
2022 – ARIANA – “Lucid”, E. Mema (Lead), nominuar për aktoren më të mirë.
2020 – SONILA – “Emri im është Sonila”, skenar/regji Suela Bako (Lead).
2010 – GRUAJA – “Zheg”, skenar/regji Kelmend Karuni (Supporting).
2009 – LILJANA – “Vdekja e gjysh Trifonit”, skenar/regji Xhoslin Rama (Lead).
2008 – KRISTINA – “Rrëfimi i Kristinës”, skenar/regji Xhoslin Rama (Lead).

🏆 ÇMIME – AKTORE NË FILM

2017 – Çmimi Aktorja më e Mirë në Nashville International Film Festival, USA, për rolin Shpresa në “Bloodlands”, regjisor Steven Kastrissios.
2023 – Nominim për Aktorja më e Mirë joprotagoniste në Thessaloniki Free Short Film Festival, Greqi.

🎭 AKTORE NË TEATËR

2025 – SUZI, VANDA – “15 ditë Prilli”, Anisa Markarjan, regjisor D. Dervishi, Teatri A. Moisiu.
2024 – ANTONIA – “Çifti i Hapur”, Dario Fo, regjisor S. Rush*ti, Teatri i Gostivarit, A. Moisiu, TKEKS.
2023 – DORIMENA – “Borgjezi Fisnik”, Moliere, regjisore D. Dervishi, Teatri A. Moisiu.
2022 – PETI FTOI – “Ëndrra e një Nate Vere”, Shekspir, regjisore D. Dervishi, Teatri A. Moisiu.
2021 – SHEILA – “Të prezantoj Babain!”, Alan Ayckbourn, regjisore A. Muca, Teatri A. Moisiu.
2019 – SHEFJA E SHTYPIT – “Revizori”, Gogol, regjisor D. Dervishi, Teatri A. Moisiu.
2019 – GRETA – “Eldorado”, Marius Von Mayenburg, regjisor S. Capaliku.
2019 – DHIMITRA – “Kopshti i Dallëndysheve”, B. Cikliropulos, regjisor K. Londo, Teatri Eksperimental.
2018 – SHOKO/MIDORI/SAIKO – “Tri gra dhe Misugi”, Y. Inoue, regjisore S. Bako, Teatri Eksperimental.
2018 – MALKOLM – “Makbethi”, Shekspir, regjisor K. Kapexhiu, Teatri Kombëtar.
2017 – NËNA – “Natë Misterioze”, F. Hysi, regjisor B. Apolloni, Teatri A. Moisiu.
2016 – BOZAXHIA – “Qejfharrami”, regjisor e autor A. Bora.
2016 – GRUAJA – “Një Jetë me Ty”, regjisor e autor E. Kame, Teatri Kombëtar.
2016 – STRES ASISTENT – “Kush e solli Doruntinën”, I. Kadare, regjisor L. Vasili, Teatri A. Moisiu.
2015 – ANA MARTINOVNA – “Martesa”, A. Cehov, regjisore D. Dervishi, Teatri A. Moisiu.
2015 – KORIFEJA – “Elektra”, Sofokliu, regjisor L. Vasili, Teatri A. Moisiu.
2014 – NËNA – “Perëndim i Vërtetë”, S. Shepard, regjisore L. Nezha, Teatri Kombëtar i Komedisë.
2008 – KORI – “Trojanet”, Euripid, regjisor V. Theodhoropulos, Teatri Kombëtar.
2005 – GRUAJA – “Nata” e pasuar nga “Qetësia”, H. Pinter, regjisore Ema Andrea.
2003 – ZANA – “Në Emër të Popullit”, regjisor e autor Robert Budina, shfaqur në Teatri Kombëtar.
2003 – FATIMA – “Rrëshajët”, D. Edgar, regjisor A. Kumbaro, Teatri Kombëtar.
2001 – KORI – “Ecuba e i Suoi Figli”, regjisore T. Ludovico, Teatro Kismet, Teatri Kombëtar.
2001 – STELA KOVALSKI – “Tramvaji me emrin Dëshirë”, T. Williams, regjisor Alfred Trebicka.

🏆 ÇMIME – TEATËR

2024 – Çmimi Aktorja më e Mirë – Çmimi Adriana, në Festivalin e 54-t Mbarëkombëtar të Teatrit, Ferizaj, Kosovë, për rolin e Antonias në shfaqjen “Çifti i Hapur”, regjisor Sulejman Rush*ti.
2024 – Çmimi Aktorja më e Mirë, në Festivalin Teatri Shqiptar në Maqedoni, për rolin e Antonias.
2022 – Çmimi Aktorja më e Mirë në KoKo Fest, Shqipëri, për rolin Sheila në “Të Prezantoj Babain”, regjisore Adelina Muca.

📺 EKSPERIENCA NË TELEVIZION

2017–2018 – RTV SCAN – Autore, Regjisore.
2009–2013 – RTV SCAN – Autore, Regjisore.
2008–2009 – Top Channel TV – Producente në programet me patentë “ENDEMOL”.
2002–2007 – Vizion+ TV – Autore, Regjisore.
2000–2002 – TVA – Aktore, As/regjisore.

🎓 TRAJNIME

2024 – Trajnim për mësimdhënien, organizuar nga Universiteti i Tiranës.
2019 – Mediterranean Film Institute, Workshop 1-vjeçar për zhvillim skenari, mentor D. Emanouleus.
2019 – Workshop pranë Festivalit të Filmit Prifilm Fest, me J. Alcot.
2018 – Workshop për zhvillim skenari, Albascript, Balkan Film Market.
2009 – Master klasë për autorë dhe redaktorë televizivë me A. Greccio, RAI.
2008 – Trajnim nga stafi i Endemol për programin “Big Brother”, Top Channel.
2006 – Media Workshop, Kairo, Egjipt.
2002 – Prix Jeunesse Workshop, Kosovë, me I. Wellershoff, ZDF (Gjermani).
2002 – Polli Talu Arts Center, VideoPerformance Workshop, Estoni, E. Gusella, T. Sasaki, K. DeCamp (USA).

🎬 TË TJERA
2022 – Skenariste e “NE TË TREJA” – skenar për film me metrazh të gjatë.
2018–2020 – Anëtare jurie në Tirana Film Festival, Dea Open Air Film Festival, Netët e Klipit Shqiptar.
2009–2012 – Menaxhere eventesh në qendrën tregtare CITYPARK.

💼 PUNËSIMI AKTUAL
2014– Aktore, Qendra e Kulturës, Teatri “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
2020– Asistent lektore, Dega Regji Filmi dhe TV, Fakulteti i Artit Skenik, Universiteti i Arteve, Tiranë.
2024– Lektore për teknikat e filmit, Kolegji Universitar “Beder”, Tiranë.

🗓️ Nga 3–12 shtator, edicioni i 14-të i Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar. Një pikëtakim me autorët, veprat dhe his...
24/08/2026

🗓️ Nga 3–12 shtator, edicioni i 14-të i Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar.
Një pikëtakim me autorët, veprat dhe historitë e kinemasë vendase.

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category