KORI I RESË

KORI I RESË Grupi simpatik i grave dhe burrave që këndojnë bukur, këndojnë për shpirtin e vet dhe për Tiranën.

23/06/2026

Applications are open for the 2026 Civic Youth Forum in Denmark. Selected participants will have their airfare, accommodation, visa fees, and meals fully covered. Don't miss your chance to join young leaders from around the world on an international platform.

22/06/2026

Nuk e njoh zonjën, po më çoi dikush këtë postim që më nxiti shënimin më poshtë:

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë diasporë e Shqipërisë në tokë të huaj, së bashku me maqedonasit e veriut ata janë popull shtetformues në tokën e tyre në shtetin fqinj!

Diasporë janë mërgimtarët në vende të huaja, jo ata dhe as shqiptarët e Kosovës jo e jo, të cilët kanë shtetin e tyre të pavarur.

Kur ushtarët e verbër të karvaneve politike nga Prishtina e Tetova paraqiten në Tiranë si “diasporë”,, me flamuj kombëtarë që bëhen dekor i një farse të tillë dhe me plisa të bardhë që nxihen prej një marreje si kjo, ata janë thjesht viktima të zellshme që nuk ia bëjnë dot vetes një pyetje të thjeshtë:

Brengoset apo gëzohet kush i do shqiptarët në sherr e në rrëmujë, kur e sheh këtë “diasporë” të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës të turret si një hordhi pushtuese mbi kuaj me katër rrota drejt Tiranës, për të rrëzuar qeverinë e Shqipërisë?

Kjo është një pyetje që në fakt duhet t’ia bëjnë vetes sponsorët e tyre, të cilët i siguroj se po i harxhojnë paratë vetëm e vetëm për t’i bërë dëm kombëtar e ndërkombëtar imazhit të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe vetë Kosovës. Sepse sa për mua dhe qeverinë e Partisë Socialiste duhet të vazhdojnë të paguajnë naftë, ushqim e qeleshe, deri ditën kur mbaron kontrata jonë e pazgjidhshme me 856.177 shqiptarë e shqiptare, brenda e jashtë atdheut. Maj 2029.

Dhe nuk do të më hiqet kurrë nga mendja përdhosja e flamurit çlirimtar të UÇK-së, duke u ngritur si bajrak urrejtjeje për rrëzimin e qeverisë në Tiranë! Çfarë dhurate për ata që nuk e njohin Kosovën dhe për ata që gjithnjë na kanë përqeshur si një popull pa aftësi shtetbërëse. Bash përdhosës e baltosës kësisoj ia kanë sjellë në majë të pendës edhe Atit të Shqiptarisë, Gjergj Fishtës:

“Ju rrugaça e sallahana,
vagabonda shakllabana,
rriqna t’ndyet, mikrobe t’kqij,
qi të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni n’mushkni…”

Post Scriptum. Dhe mos të spekullojë askush duke e lidhur këtë shënim me emrin e kryeministrit të Kosovës, sepse kurrësesi nuk mund ta bëj e as ta nënkuptoj në asnjë rrethanë përgjegjës, për asnjë prej sallahanave të Vetëvendosjes që janë përfshirë në këtë çorbë dreqërish. Nuk e them këtë hiçasfare për një larje protokollare goje, por sepse e di mirë që çdo çadër e gjerë politike mban edhe sallahanat e vet dhe do të fyeja inteligjencën e Albinit po të mendoja se ai gjykon si ata. Kështu që lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme.

16/06/2026

The

16/06/2026

Tchaikovsky & Ravel

Romantizmi i Tchaikovsky-t, eleganca e Ravel-it dhe energjia plot ritëm e Milhaud-it bashkohen në një mbrëmje simfonike në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Me solistet Laura Lozi në violinë dhe Rejsi Prosi në piano, Orkestra Simfonike e TKOBAP-së nën dirigjimin e Beatrice Venezi, sjell një program me kryevepra të repertorit orkestral, ku virtuoziteti dhe finesa muzikore ndërthuren në një udhëtim përmes tre botëve të ndryshme artistike.

23 qershor
Ora 20:00

16/06/2026

🎼⚡ BEETHOVEN TIRANA 2026 ⚡🎼

Një mbrëmje e jashtëzakonshme kushtuar gjeniut të muzikës klasike, Ludwig van Beethoven!

🎹 Koncert për Piano Nr. 1 në Do Maxhor
🎼 Simfonia Nr. 8 në Fa Maxhor

✨️Nën interpretimin e Orkestrës Simfonike të RTSH-së, me solist Nikol Tuka në piano dhe dirigjent Facundo Agudin, publiku do të përjetojë energjinë, elegancën dhe madhështinë e një prej kompozitorëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Ju mirëpresim⬇️

📅 19 Qershor 2026
🕖 Ora 19:00
📍 Universiteti i Arteve, Tiranë

🎫HYRJA E LIRË‼️

Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij udhëtimi muzikor që sjell në skenë kryeveprat e pavdekshme të Beethovenit.
Koncert Tirane UniversitetiArteve NikolTuka FacundoAgudin

16/06/2026
16/06/2026
12/06/2026

Shqipëria po konfirmohet si një nga destinacionet më tërheqëse turistike të verës 2026, jo vetëm për peizazhet dhe bregdetin e saj, por edhe për kostot gjithnjë e më konkurruese të udhëtimit, shkruan Anna Duplantis në një artikull të botuar në median franceze “Ulysse”.

Sipas barometrit të publikuar nga platforma turistike “Digitrips” dhe media franceze e udhëtimit “L’Écho Touristique”, çmimet e biletave ajrore drejt Shqipërisë, kanë pësuar një rënie të ndjeshme prej 31%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke e renditur vendin mes destinacioneve me uljen më të madhe të tarifave në tregun francez.

Lajmin e plotë e gjeni në www.rtsh.al

04/06/2026

From Poznań to Podgorica, and from Prague to Plovdiv, journalists across Central and Southeast Europe are invited to pitch ideas for in-depth reporting projects on issues shaping democracy across the region.

Address

Tirana
Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KORI I RESË posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share