01/09/2026
Levio Dibrano - Ku po shkon kjo botë 🌎🔥
✨ Gjirokastra u bë pjesë e magjisë së Twinkle!
Të shtunën, më 29 gusht, Twinkle On Tour + MiniAlbania™ 2026 mbërriti në Sheshin “Çerçiz Topulli”, duke sjellë një mbrëmje me muzikë, talente të rinj, histori, trashëgimi dhe emocione për fëmijët, familjet, qytetarët dhe vizitorët e Gjirokastrës. 💫
Pas Durrësit dhe Vlorës, ndalesa e tretë e turit solli në skenë këngët e Twinkle Awards 2026, të interpretuara nga talentet e Twinkle, si edhe fëmijë e të rinj të talentuar nga Gjirokastra dhe QKF Gjirokastër. Performancat live dhe momentet interaktive e bënë publikun pjesë të spektaklit.
🏛️ Një hapësirë e veçantë iu kushtua edhe projektit pilot MiniAlbania™ nga Ëndërro Productions, ku — Kalaja, Ura e Kordhocës dhe Pazari i Vjetër — u prezantuan në miniaturë, duke e kthyer trashëgiminë shqiptare në një përvojë të re, krijuese dhe më të afërt për brezin e ri.
Për realizimin e dioramave të Gjirokastrës falënderojmë pedagogët Ertil Bello dhe Gazmend Koçollari nga QKF Gjirokastër, si edhe Andi Sina dhe Rabie Çollaku studentë të Masterit në Skenografi dhe Skulpturë në Universitetin e Arteve në Tiranën dhe pedagogut Ened Kuka.
Një falënderim i veçantë për drejtorin e QKF Gjirokastër, Blerim Kore, për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e kësaj ndalese.
Mirënjohje për mbështetjen Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Bashkisë Gjirokastër, si edhe partnerëve tanë: Universitetit të Arteve, Eden Decor, Qendrës Kulturore të Fëmijëve Gjirokastër dhe Dajti Adventure Park.
Falënderojmë gjithashtu ekipin teknik audio-video të drejtuar nga Blerim Bulku dhe stafin e tij, si edhe mjeshtrin e ndriçimit Dashmir Hysa.
Faleminderit fëmijë, adoleshentë, artistë të rinj e prindër e familje që jeni me ne në galaksinë
Twinkle On Tour 2026 + MiniAlbania™ realizohet nga Ëndërro Productions, me producent dhe drejtor artistik Elvis Peçin, dhe me koordinimin artistik e organizativ për qytetin e Gjirokastrës nga Gentian Selfo.
Durrës → Vlorë → Gjirokastër →T