Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve - Dega Lushnje

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve - Dega Lushnje LShADL u krijua në vitin 1974

Ju mirëpresim në "Çajin Poetik" ditën e premte më 12 qershor ora 18.30 te lokali Stone!Me respekt,Kryesia!
07/06/2026

Ju mirëpresim në "Çajin Poetik" ditën e premte më 12 qershor ora 18.30 te lokali Stone!
Me respekt,
Kryesia!

Nga Petrit Ruka LETRA E MBESËS PËR GJYSHENE dashur gjyshja ime e shtrenjtë,  U bë një muaj që më mungojnë puthjet dhe pë...
06/06/2026

Nga Petrit Ruka

LETRA E MBESËS PËR GJYSHEN

E dashur gjyshja ime e shtrenjtë,
U bë një muaj që më mungojnë puthjet dhe përqafimet e tua për shkak të këtij virusit të mallkuar. Unë nuk e di çfarë është ky virus kaq i tmerrshëm, po mami thotë që është një gabim i të mëdhenjve dhe pritet që po ata ta rregullojnë këtë punë. Shkolla u mbyll dhe mbeta brenda. Mua më ka marrë malli për të gjithë, por më shumë për ty. Dhe ti nuk vjen dot, se siç thotë dhe mami, ti je më e rrezikuara për shkak të moshës. Më vjen të plas që këtë vit ne nuk dolëm bashkë jashtë qytetit për të mbledhur luleshqerrat e para, të cilat ti m'i bënë kurorë dhe më shpall çdo vit mbretëreshën tënde. Çdo vit ky ka qenë çasti më i bukur i jetës sime, ai momenti kur ti me duart e tua plot rrudha e damarë të zinj m'i vendos lulet mbi flokë, më puth në ballë e më thua; tani vrapo mbretëresha ime!
Po nuk ka gjë, o gjyshe, mos u mërzit! Rri brenda!
Kur mendoj se mund të të humb ty, nuk dua të jem më mbretëreshë në jetë të jetëve.
Nuk dua fare!
Ç'e dua unë kurorën e mbretëreshës pa ty? A ka mbretëresha pa mbretëri? Ti je mbretëria ime!
Po të të kem ty, unë kam gjithë botën.
Dhe mos u bëj hiç merak për mua. Dhe... se mos qash kur ta lexosh këtë letër, se për kokën tënde do të mërzitem shumë.
Le të durojmë. Prapë do të vijnë prille të tjerë!
Të lutem ruhu, ruhu shumë.
Të puth me mall,

Mbretëresha jote!

Shprehim mirënjohje për Shtëpinë e Shkrimtarëve dhe Artistëve, Durrës për pasqyrimin e ativitetit "Ngjyra në Vargje" edi...
03/06/2026

Shprehim mirënjohje për Shtëpinë e Shkrimtarëve dhe Artistëve, Durrës për pasqyrimin e ativitetit "Ngjyra në Vargje" edicioni i dytë.
Falenderojmë Kryetarin z. Agim L Bajrami për bashkëpunimin dhe prezencën në aktivitet!
Është nder e kënaqësi të ish*t te ne z. Shpendi Topollaj, z. Kadri Tarelli, z. Agim Bajrami, z. Bajram Sulejmani, znj. Merita Kuci.
Me respekt e nderime,
Kryesia!

Nga Androina Llupo
02/06/2026

Nga Androina Llupo

DANAIDET: LODHJA QË NUK LË GJURMËIshte një natë, në kohët mitike, kur dyzet e nëntë nuse vranë në gjumë dyzet e nëntë bu...
30/05/2026

DANAIDET: LODHJA QË NUK LË GJURMË

Ishte një natë, në kohët mitike, kur dyzet e nëntë nuse vranë në gjumë dyzet e nëntë burra.

Gjithçka ndodhi në të njëjtën natë dhe brenda të njëjtit qytet; të gjithë të vrarë me urdhër të të njëjtit baba.

Ato nuse ishin Danaidet, pesëdhjetë bijat e Danaut, mbretit të Libisë.

Babai kishte ikur vite më parë nga Egjipti bashkë me të gjitha vajzat për t’i shpëtuar vëllait të tij binjak, Egjiptit, i cili donte t’ua impononte pesëdhjetë djemtë e vet, Egjiptidët, si burra kushërirave të tyre.

Një orakull e kishte paralajmëruar Danaun se një nip do ta vriste, dhe kështu ai kishte zgjedhur të kalonte detin dhe të strehohej në Argos, ku mori fronin nga mbreti Pellazg.

Por Egjiptidët i ndoqën deri atje, rrethuan qytetin dhe e detyruan Danaun të dorëzohej dhe të kremtonte dasmat.

Ai u dorëzua, të paktën në dukje, dhe po atë natë i dha secilës prej vajzave një kamë, duke i urdhëruar të vrisnin burrin në gjumë.

Dyzet e nëntë iu bindën; vetëm njëra, Hipermnestra, e kurseu burrin e saj Linkeun, sepse ai e kishte respektuar dhe ajo e kishte dashur.

Nga ajo çift i vetëm i mbijetuar do të lindte, breza më vonë, linja që do të sillte Herakliun.

Por dyzet e nëntë të tjerat mbetën të njollosura nga krimi, dhe këtu tradita e vonshme, sidomos ajo latine, shpiku dënimin e tyre në botën e nëndheshme. Dhe duhet thënë se krijoi një nga imazhet më të fuqishme të ferrit grek.

Danaidet dënohen të mbajnë ujë përjetësisht nga një burim i largët deri te një enë e madhe.

Ato ecin vajtje-ardhje me amforat mbi kokë, mbushin ujë, e derdhin, por ena nuk mbushet kurrë.

Nuk mbushet sepse ka fund të shpuar, ose sepse në disa versione janë vetë enët e tyre të çara, ose madje sita që lëshojnë të rrjedhë çdo pikë.

Ecën, mbush, derdh dhe niveli nuk ngrihet as edhe një gisht.

Përjetësisht.

Një traditë më pak e njohur shton një detaj që e bën këtë dënim edhe më mizor.

Kur Danaoi mbërriti në Argos, qyteti ishte pa ujë, sepse Poseidoni i kishte tharë burimet pas një mosmarrëveshjeje të vjetër.

Ishin pikërisht Danaidet, të dërguara nga babai, ato që i kërkuan dhe i gjetën burimet, duke i rikthyer jetën qytetit.

Sa ishin gjallë, ato ishin bartëset e ujit që shpëtonin një qytet; të vdekura, janë bartëset e ujit që nuk mbushin dot as edhe një enë.

I njëjti gjest që i kishte bërë të dobishme u bë tortura e tyre e përjetshme.Kur shohim Danaidet, gjithmonë mendojmë për lodhjen e përjetshme, dhe ky është interpretimi më i lehtë.

Por ekziston edhe një tjetër, më pak i dukshëm, që meriton të përballet.

Danaidet nuk janë dembele; përkundrazi, ato punojnë shumë mirë.

Kanë krahë të fortë, hap të rregullt dhe disiplinën e dikujt që atë gjest e ka bërë mijëra herë.

Megjithatë ena mbetet bosh, jo për fajin e tyre, por për mënyrën si është ndërtuar ena.

Lodhja ekziston e gjitha; ajo që mungon është një enë që ta mbajë atë, sepse ka një vrimë në fund që askush nuk e mbyll.

Kjo është një figurë që vlen për shumë jetë, dhe ndoshta nuk ka një emër të vërtetë, por shpesh ka të bëjë me ne dhe marrëdhëniet tona.

Në fund të gjithë zbulojmë nëse ena ku derdhim energjinë tonë e mban atë që i j*pim, apo nëse ka fund të shkatërruar.

Ka një ndryshim të thellë mes lodhjes që lë gjurmë dhe lodhjes që avullon.

E para ndërton, edhe kur është e vështirë, sepse në fund të ditës sheh që niveli është ngritur qoftë edhe një gisht.

E dyta ta merr shpirtin, sepse ngadalë të bind se problemi je ti, se nuk punon mjaftueshëm, se duhet të j*pësh më shumë, ndërsa problemi i vërtetë është se po derdh në një enë të çarë.

Danaidet dënohen me iluzionin se mund të mbushin diçka që është krijuar për të mos u mbushur kurrë; ato nuk dënohen me lodhjen, por me shpërdorimin.

Dhe ky është momenti kur miti pushon së foluri për ferrin dhe fillon të flasë për ne.

Njerëzit nuk shterojnë nga sasia e punës që bëjnë.

Ata shterojnë kur puna që bëjnë nuk çon askund.

Kur energjia që j*pin nuk grumbullohet askund.

Kur shohin në fund të enës, pas vitesh, dhe e gjejnë në të njëjtin nivel si ditën e parë.

Nuk mund ta fshehim: aty thyhet diçka që më pas nuk riparohet lehtë.

Ndoshta mësimi më i ashpër i Danaideve është pikërisht ky: duhet të mësojmë të njohim enët e çara përpara se të përpiqemi t’i mbushim gjithë jetën.

Nuk ka sasi uji që mjafton nëse ena rrjedh, dhe nuk ka sasi dashurie, durimi, pune apo besnikërie që mjafton nëse ajo që derdhet humbet pa u përpjekur askush ta mbyllë vrimën.

Në një moment, gjesti i duhur nuk është të shkosh edhe një herë te burimi; gjesti i duhur është të ndalesh, ta kthesh përmbys enën dhe të shohësh ku ndodhet vrima.

Po, ky është gjesti më i drejtë, edhe nëse do të thotë të pranosh se vitet e kaluara duke e mbushur ndoshta nuk kanë shërbyer për asgjë.

Danaidet nuk mundën ta bënin këtë, dhe për këtë arsye u bënë miti i përjetshëm i shpërdorimit.

Ne mundemi. Për sa kohë jemi ende nga ana e të gjallëve.

Në vend të parathëniesNë nyjet e mia ka gozhdë,gozhdë të ndryshkura që mbart nga shekulli në shekull.Jam unë njëriu që k...
29/05/2026

Në vend të parathënies

Në nyjet e mia ka gozhdë,
gozhdë të ndryshkura që mbart nga shekulli në shekull.
Jam unë njëriu që kryqëzohet përditë nga koha e Krishtit
deri më sot ( në mënyra nga më të ndryshmet)
dhe që nga mali i Golgotës përditë lus Zotin:
-Fali o At se nuk e dinë se ç’bëjnë.
Jam unë njëriu sa i pafajshëm aq dhe mëkatar,
sa shkatërrues aq dhe paqësor,
sa Jezus aq dhe Judë.
Jam po ai njëri që gjatë luftova mes të mirës dhe
të keqes,
mes të vërtetës dhe gënjeshtrës,
mes të drejtës dhe padrejtësisë, për të sjellë një botë
më të mirë.
Jam po ai njëri që me gjak luftova për kufijtë e mi
dhe pasi të lartë dhe të padukshëm i ngrita muret
më fort luftova ti shëmb sërisht ata kufij.
Dhe pasi i shëmba, si dallandyshet shtegtova larg
folesë së parë
me dëshirën dhe mallin për tu kthyer sërisht.

Quamëni mysliman,
Quamëni të krishterë,
Quamëni hebre,
Jam po ai njëri në luftë me veten dhe të tjerë,
midis të sotshmes dhe së ardhmes i përndjekur nga
e shkuara ime.

SË SHPEJTI DO PROMOVOJMË LIBRAT POETIKË TË Liljana Kojku Sefa Të jetosh e punosh mes...Të punosh me problematikun,sikur ...
27/05/2026

SË SHPEJTI DO PROMOVOJMË LIBRAT POETIKË TË Liljana Kojku Sefa

Të jetosh e punosh mes...

Të punosh me problematikun,
sikur shoqërohesh me rrezikun,
puna zor se të jep rezultat,
ndihesh i lodhur, pa takat.

Me njeriun e mirë të punosh,
ndihesh i plotë dhe jo bosh,
të jep qetësi e vetëbesim,
ndihesh komod, me vlerësim.

Mes problematikëve të jetosh,
nuk di as vetë si t'i trajtosh,
të lodhin, mërzisin e stresojnë,
jetën ta nxijnë e të verbojnë!

Të jetosh mes njerëzish të mirë,
ndihesh në paqe dhe më i dëlirë,
ata jetën ta zbukurojnë,
pranë teje si aleatë qëndrojnë.

Me të dy llojet kur kesh të bësh,
ke çfarë të marrësh e çfarë të lësh,
sikur jeton në një botë dritë-hijesh,
diku gëzon e diku i frikësu fshihesh!

SHKRUAN EDLIRA GORREJATë shkosh në fillesë, aty ku fjala mori trajtën e një poezie që botërisht njihet si e para, “Epi i...
25/05/2026

SHKRUAN EDLIRA GORREJA

Të shkosh në fillesë, aty ku fjala mori trajtën e një poezie që botërisht njihet si e para, “Epi i Gilgamesh*t”, kërkon guxim. Kërkon vetëdije. Sepse fillesat nuk janë kurrë të qeta. Ato mbajnë brenda dridhjen e parë, tingullin që çau heshtjen, frymën që u bë ritëm dhe ritmin që u bë kujtesë.

Por si mund ta kuptosh poezinë, nëse nuk ke njohur të qarën e saj të parë dhe marramendjen e njerëzve që e prunë deri këtu,- nënkupton të thotë autorja që në fillim? Nëse nuk ke dëgjuar zërin e brishtë që kërkonte, përtej dhimbjes, të mos humbiste në harresë?

Si mund ta kuptosh pa ia njohur rrahjet e para, pa ndjerë dihatjen që ajo shkaktoi në shpirtin e atij që e lindi?

Emine Boriçi e nis librin me emrat e atyre që i dhanë zë, dinjitet dhe jetë letërsisë dhe mendimit filozofik, që e mbrojtën nga koha, kjo gomë e madhe fshirëse që nuk fal për hatër të askujt. Pasi e ka bërë këtë hapje në vullnet të lirë, me modestinë e saj merr nga hija shekullore vetmitare poetin Nezha për ta nxjerrë në dritën e reflektorëve, jo si një zbulim të ri, por si një kujtesë të zëshme që meriton t’i jepet rëndësia e duhur.
Sepse poezia e Nezhës nuk kuptohet duke e parë nga larg, sipas autores. Ajo kuptohet vetëm kur guxon t’i afrohesh aq pranë sa të arrish t’ia masësh rrahjet, t’ia ndjesh peshën e rëndesës dhe të transformimit, t’ia njohësh trishtimin dhe gëzimin e poetit...

“Më jepni një dhimbje të madhe, - do të thoshte Dostojevski, - dhe unë do t’ju j*p një kryevepër.”
“Më jepni një gur, - do të thoshte autorja, - dhe unë do t’ju përshkruaj fillesën si një emërues të përbashkët me poetin Nezha.”

Në një studim poetik, të ulësh zërin tënd dhe të dëgjosh zhurmën e poetit është një sfidë më vete. Por të lidhësh kaq shumë emra autorësh dhe filozofësh me poetin Nezha është sa e guximshme, aq edhe e frikshme.

Po a e ndalon kush?!

Edlira Gorreja Çmimi i tretë nga Shtëpia e Shkrimtarëve dhe Artistëve, Durrës
25/05/2026

Edlira Gorreja
Çmimi i tretë nga Shtëpia e Shkrimtarëve dhe Artistëve, Durrës

Address

Lushnje
Lushnjë

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve - Dega Lushnje posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share