Internet Globi

  • Home
  • Internet Globi

Internet Globi Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Internet Globi, Video game, .

29/04/2015

Mirmbrema fansa, ndoshta keni lexuar afishat apo keni degjuar njoftimet ne radio por po ju shkruaj edhe ketu ne facebook se Internet Globi eshte ne sh*tje si biznes (Kompjuterat+karige+tavolina+frigorifer+kondicioner+banak, te gjitha cfare ka qendra e internetit), ose sh*ten kompjuterat me cope duke filluar nga 230 euro, per te gjithe ata qe nuk dine specifikimet po ju shkruaj si me poshte:

Motherboard: Gigabyte Technology Co.Ltd
Proceosr: AMD Athlon II X2 250 (Dual Core 3Ghz)
Grafika: NVIDIA GeForce 9500 GT (1Ghz)
Memory RAM: 2GB
Memorja HDD: 320GB
CD/DVD multiwriter (Sony)
Ekrani: Sasmung 21.5" LED FullHD (1920x1080)
Tastiera: Microsoft
Mouse: Genius
Kufjet te ndryshme
Porta; PS2, 8 hyrje USB2.0
Lidhje: VGA,HDMI,Audio 5.1 LAN, etj.
Kompjterat kane te instaluar programet baze + Lojrat me te fundit
te mbrojtura me DeepFrezer.

31/10/2014

Moda e re, “selfie” me “dronë”

Një kompani pajisjesh elektronike kineze, e cila prej vitesh është dominuese në treg, kërkon të fusë risinë e “dronëve” (pajisje të telekomanduara fluturuese), që bëjnë fotografi “selfie” dhe jo vetëm.

“Droni” ka përbërje të bardhë plastike, nuk është i frikshëm, madje është edhe i lehtë për t’u përdorur nga shumica e njerëzve, - shprehet Eric Cheng, drejtor i imazheve ajrore në këtë kompani.

Ai shton se “dronët” do të bëhen si një “kamera në çantën e gjithësecilit”, dhe do arrijnë të thyejnë dimensionin standard për pozicionimin e planeve fotografike.

Prestigjiozja CNN shkruan se kinezët ecin me hapin e kohës në teknologji dhe konsiderohen si prodhuesit më të mëdhenj të ideve e risive inovative.

Gjithashtu, sipas grupit kërkimor “Frost&Sullivan”, shumë shpejt ka gjasa që “droni” të kthehet në një “udhëheqës global” për sistemet ajrore të telekomanduara.

Megjithatë, rregulloret dhe ligjet krijojnë deri diku konfuzion për përdorimin e këtij mjeti fluturues.

Administrata Federale e Aviacionit në SHBA po punon për pastrimin e objekteve ajrore komerciale pa pilotë dhe detajet priten deri në fund të vitit. Për shkak të këtyre juridiksioneve në vende të ndryshme të botës, kompania kineze është në hartim e sipër të taktikave për përdorimin e “dronëve”.

Në fund të fjalimit të tij, përfaqësuesi i kompanisë u shpreh se terminologjia “dron” është e frikshme dhe deri diku është keqkuptuar nga mediat, prandaj grupi i tyre i punës tashmë është i fokusuar në ndryshimin e perceptimit të termit “dron” nga njerëzit

Ke do te preferonit :P
24/08/2014

Ke do te preferonit :P

Sot hyn në fuqi ligji, 50 mijë lekë për duhanpirësitDuke filluar nga dita e sotme, hyn në fuqi ligji "Për mbrojtjen e sh...
23/08/2014

Sot hyn në fuqi ligji, 50 mijë lekë për duhanpirësit

Duke filluar nga dita e sotme, hyn në fuqi ligji "Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit", i cili për herë të parë parashikon vendosjen e gjobave edhe për duhanpirësit që e konsumojnë atë në ambientet e ndaluara. Masa e gjobës do të jetë 5000 lekë, ndërkohë që objekt i gjobitjes do të jenë edhe administratorët e lokaleve.

Sipas ligjit të ri, shkelja e nenit të ri ku përcaktohen mjediset ku ndalohet pirja e duhanit, parashikon gjobitjen e subjekteve të tatueshme me 300 000 lekë, 50 000 lekë gjobë për personin për-gjegjës në institucionet publike si dhe 50 000 lekë për administratorin në banesat me bashkëpronësi të detyrueshme.

Po ashtu, ligji i ri përcakton se pronari ose administratori i mjediseve ku ndalohet duhani është personi përgjegjës për vendosjen në një vend të dukshëm të listës së trupave inspektuese për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit, të shenjave të dukshme, që tregojnë se pirja e duhanit në këto mjedise është e ndaluar, si dhe të heqë e të mos lejojë vendosjen e tavllave të duhanit në këto mjedise. Shkelja e këtij neni dënohet me 300 000 lekë gjobë për subjektin e tatueshëm dhe 50 000 lekë gjobë për administratorin apo personin e caktuar përgjegjës.

Origjina e disa shenjave të fatit (të mirë e të keq)Që në kohërat më të hershme prirja e shoqërisë njerëzore ka qenë për...
29/05/2014

Origjina e disa shenjave të fatit (të mirë e të keq)

Që në kohërat më të hershme prirja e shoqërisë njerëzore ka qenë për të shmangur fatin e keq dhe për të përqafuar fatin e mirë.

Ajo që sjell fat të mirë në një kulturë të caktuar, sjell fat të keq në një kulturë tjetër. Ndër vite supersticionet janë zhvilluar dhe për të gjithë ata që i besojnë, por edhe për kureshtarët, më poshtë një listë me 12 shenja të mira dhe të këqia të fatit.

Shenja e parë; kurrë mos ec poshtë një shkalle të mbështetur në mur. Një shkallë e vendosur në një pozicion të tillë formon një trekëndësh që në Egjiptin antik ishte një figurë e shenjtë dhe kalimi përmes tij cilësohej si sakrilegj. Në Mesjetë figura e një shkalle të mbështetur në mur interpretohej si pedanë ekzekutimi dhe kalimi nën të konsiderohej si “ekzekutim i vetvetes”.

Shenja e dytë; hapja e çadrës në ambiente të mbyllura sjell fat të keq. Një ‘shenjë’ e mbetur që nga koha viktoriane. Në këtë periudhë mekanizmat e hapjes së një çadre nuk ishin kaq praktikë dhe të thjeshtë sa sot, dhe hapja e një të tille në ambiente të mbyllura shpesh shoqërohej me incidente.

Shenja e tretë; thyerja e një pasqyre shkakton shtatë vjet telashe. Në Greqinë e Lashtë e ardhmja e një personi ‘parashikohej’ duke analizuar reflektimin e tij në pasqyrë dhe një pasqyrim i shpërfytyruar nuk ishte shenjë e mirë, ndërsa romakët i shtuan edhe shtatë vite telashe, një periudhë nëpër të cilën personi që ka thyer pasqyrën do të kalonte nëpër cikle të alternuara sëmundjesh.

Shenja e katërt; derdhja e kripës dhe hedhja e saj pas krahëve. Diku interpretohet si fat i mirë, diku si fat i keq, megjithatë motivet e vërteta të kësaj shenje fati nuk dihen saktë. Besohet se është përhapur fillimisht në vitet 3500 para Krishtit tek sumerët dhe më pas është adoptuar nga egjiptianët, asirët dhe grekët.

Shenja e pestë; një mace e zezë që të pret rrugën nuk është shenjë e mirë. Është një ndër shenjat tipike të fatit të keq. Në Egjiptin e Lashtë ka qenë krejtësisht ndryshe. Macet konsideroheshin kafshë të shenjta dhe gjithmonë shenja të fatit të mirë. Shekuj më vonë, rrëzimi nga pushteti dhe ekzekutimi i mbretit Çarls i Parë në Angli iu faturua maces së tij, e cila kishte ngordhur më parë.

Shenja e gjashtë; të gjithë kemi dëgjuar për numrin 13. Origjina e tersit të këtij numri vjen nga mitologjia skandinave. 12 perëndi ishin duke darkuar së bashku, kur Loki (perëndia e 13), perëndia i luftës dhe i së keqës e ndërpret festën dhe shkakton vdekjen e njërit prej 12 perëndive.

Shenja e shtatë; patkoi në derë. Në Mesjetë besohej se shtrigat kishin frikë nga kuajt dhe mbajtja e një patkoi në hyrje të banesës përkthehej në mbajtjen larg të shtrigave.

Shenja e tetë; hedhja e monedhave në një shatërvan. E përhapur gjërësisht në Romën e Lashtë e më pas e marrë edhe nga keltët, me shumë mundësi një gjest falenderues për perënditë e ujit.

Shenja e nëntë; rënia e një komete. Në Antikitet besohej se kur shihej një yll që binte, një perëndi po zbriste në Tokë dhe shprehja ishte momenti i duhur për të shprehur një dëshirë për t’u realizuar.

Shenja e dhjetë; kur na bie mbi trup jashtëqitja e një zogu nuk është vetëm vendndodhja e gabuar në momentin e gabuar, por përfshihet edhe fati. Për shkak të përhapjes së gjërë të kësaj shenje të mirë të fatit, është e vështirë të përcaktohet origjina, megjithatë domethënia është që pas një të keqe, një e mirë do të pasojë.

Shenja e njëmbëdhjetë; të shohësh nusen para martesës sjell fatkeqësi, ndoshta një supersticion i mbetur nga ‘ndërrimet e mendjes në minutë të fundit’.

Shenja e dymbëshjetë: Vendosja e unazave në gishtin e katër të dorës së majtë. Është një traditë e mbijetuar që nga Roma e Lashtë dhe më vonë është provuar një lidhje nervore mes këtij gishti dhe zemrës. Domethënëse!

“Volkswagen” blen prodhuesin suedez “Scania”STOKHOLM- Oferta e grupit gjerman të automobilave, “Volkswagen” për të blerë...
13/05/2014

“Volkswagen” blen prodhuesin suedez “Scania”

STOKHOLM- Oferta e grupit gjerman të automobilave, “Volkswagen” për të blerë 100 për qind të kompanisë së prodhimit të automjeteve me tonazh të rënd “Scania” u kurorëzua me sukses falë vendimit të një aksioneri suedez.

Fondi i pensioneve “Alecta” deklaroi në një komunikatë se kishte vendosur të shiste 2,04 për qind të aksioneve të saj të “Scania”-as, ndërkohë që “Volksvagen” kishte njoftuar më 30 prill se i duhen afërsisht edhe dy për qind për të arritur objektivin e tij që të ketë 90 për qind të kapitalit.

“Pas disa bisedimesh të reja me ‘Volkswagen’-in, arritëm në marrëveshjen se nuk do të ketë një ofertë më të lartë”, shpjegon “Alecta”, e cila fillimisht kishte refuzuar ofertën prej 200 corona (monedha suedeze) për aksion.

“Volkswagen”, numri dy botëror i automobilave, kishte ofruar në 21 shkurt 6,7 miliardë euro për të blerë rreth 37 për qind të “Scania”-as të cilën nuk e kontrollonte krejtësisht.

Në këtë mënyrë “Volkswagen”-i mund të përforcojë aktivitetin e saj në automjetet e tonazhit të rëndë përball konkurentëve si gjermani “Daimler” dhe suedezi “Volvo”.

Cili është telefoni më i sh*tur në botë?E dini që telefoni më i sh*tur në botë nuk është as një iPhone apo Galaxy? Me ga...
03/05/2014

Cili është telefoni më i sh*tur në botë?

E dini që telefoni më i sh*tur në botë nuk është as një iPhone apo Galaxy? Me gati 250 milionë njësi të sh*tur, telefoni Nokia 1100 është aktualisht telefoni më popullor në botë. Jo vetëm kaq, Nokia 1100 është aktualisht pajisja elektronike më e sh*tur e të gjitha kohërave. Arsyeja e popullaritetit të tij është padyshim çmimi i tij, meqë mund ta blini për vetëm 10 dollarë, pa nevojën e një kontrate.
Nëse doni të dini se cilat janë specifikat e telefonit më të sh*tur, le t’ju kujtojmë se ai ka pasur një ekran njëngjyrësh me vetëm 4 rreshta për tekst dhe rezolucion 96 x 65 pixelë. Nuk kishte shfletues interneti, as kamera, as të dhëna mobile, ishte thjesht një telefon për të folur dhe për të shkruar mesazhe. Po, kishte edhe dy lojëra, njëra ishte loja e famshme Snake.
Për sa i përket telefonave inteligjentë, iPhone 5s e Apple-it është sigurisht pajisja më popullore në treg. Analistët kanë vlerësuar se janë sh*tur mbi 100 milionë njësi iPhone 5s dhe ky numër me siguri që do të vazhdojë të rritet, kështu që nuk duhet të habitemi nëse ndonjë ditë iPhone 5s do ta tejkalojë telefonin Nokia 1100.
Për telefonin e dytë inteligjentë më të sh*tur nuk kemi të dhëna, por mendojmë se mund të jetë Samsung Galaxy S III. Në mesin e vitit 2013 ishin sh*tur 25 milionë njësi të këtij telefoni, shifër që mund të jetë rritur shumë që nga atëherë.

Te gjithe ata qe kane aplikuar per Lotarine Amerikane DV 2015 duhet te dine se neser me date 01.05.2014 duke filluar nga...
30/04/2014

Te gjithe ata qe kane aplikuar per Lotarine Amerikane DV 2015 duhet te dine se neser me date 01.05.2014 duke filluar nga mesdiat duhet te kontrollojne ne kete link nese jane fitues, duke vendosur kodin e konfirmimit qe keni mare kur keni aplikuar. (Kujdes kodet e konfirmimit duhet ti mbani dhe ti kontrolloni deri me 30.06.2014) Paci fat qe te gjithe :)
https://www.dvlottery.state.gov/

The entry registration period for the 2015 Diversity Visa program (DV-2015) was between October 1, 2013 and November 2, 2013. All submission processing at this web site has finished.

4K eshte Rezolucioni me i Larte i televizoreve te teknologjise se fundit, ku cilesia e figures eshte Maskimale
29/04/2014

4K eshte Rezolucioni me i Larte i televizoreve te teknologjise se fundit, ku cilesia e figures eshte Maskimale

Teknologjia, celularët “Nokia” nuk do të ekzistojnë mëKompania finlandeze e teknologjisë “Nokia” përfundoi sh*tjen e biz...
25/04/2014

Teknologjia, celularët “Nokia” nuk do të ekzistojnë më

Kompania finlandeze e teknologjisë “Nokia” përfundoi sh*tjen e biznesit të saj për 5.44 miliardë eurosh te kompania “Microsoft”. Sh*tja do të shënojë edhe fundin e prodhimit të telefonave celularë nga “Nokia”. Kompania finlandeze do të përqendrohet tashmë në prodhimin e rrjeteve, shërbimeve të hartave dhe zhvillimit të teknologjisë.

“Nokia” i ka fillesat si një kompani që prodhonte këpucë dhe pastaj prodhoi pothuajse gjithçka deri sa në vitet ’90 u përqendrua në teknologjinë celulare. Në kohën e vet më të mirë arriti të kontrollonte deri në 41 për qind të tregut të aparateve celularë, por me daljen e celularëve smart ajo mbeti prapa, humbi treg dhe rrjedhimisht shkoi drejt falimentit.

Address


Telephone

0681617181920

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Internet Globi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Internet Globi:

  • Want your establishment to be the top-listed Arts & Entertainment?

Share